VLEN: Jemi zëri i së vërtetës dhe forca e ndryshimit!

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:59

 VLEN: Jemi zëri i së vërtetës dhe forca e ndryshimit!

VLEN ua kujton qytetarëve se ata që sot duan të japin “mësime” për kulturën, janë pikërisht ata që për 22 vite mashtruan shqiptarët me Bibliotekën dhe Teatrin e Tetovës. Ish-zyrtarë të BDI-së kanë manipuluar dokumente dhe procedura për marrëveshje publike, duke keqpërdorur detyrën zyrtare dhe përfituar mbi 13 milionë euro nga ndërtimi i këtyre institucioneve, një tradhti e rëndë ndaj interesit kombëtar.

Ndërkohë, me ardhjen e VLEN-it në qeverisje, për herë të parë në dekada, kultura shqiptare po njeh arritje të prekshme: U zgjidh problemi i shumëvjeçar i punësimit të anëtarëve të Ansamblit Shqiptar, të lënë në harresë nga BDI. Për herë të parë, një shqiptar udhëheq Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut. Në kohën tonë, kur ata nuk e kishin bërë për dekada, u themelua Teatri i Gostivarit, duke hapur dyert për artistët shqiptarë. Për herë te parë janë marrë qindra vendime te përhershme pune në çdo institucion kulturor duke garantuar siguri dhe dinjitet për punëtoret dhe artistet shqiptar.
Kultura nuk është propagandë, as fasadë për të mbuluar vjedhjet dhe abuzimet. Kultura është identitet, është dinjitet, është trashëgimi!
VLEN do të vazhdojë të mbrojë interesin kombëtar në kulturë, duke i kthyer shqiptarëve atë që u është mohuar për dy dekada. Mashtrimet e BDI-së kanë marrë fund,  ka nisur epoka e kulturës së vërtetë shqiptare!

VLEN është zëri i së vërtetës dhe forca e ndryshimit!

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2025 09:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?