VLEN me retorikë opozitare: BDI dhe aleatët, 23 vite gënjeshtra – Mjaft më!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 08:14

VLEN me retorikë opozitare: BDI dhe aleatët, 23 vite gënjeshtra – Mjaft më!

“BDI dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash. Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI – çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare,” thuhet në reagimin e VLEN.

Sipas këtij koalicioni opozitar, ndryshimi i vazhdueshëm i logove dhe ngjyrave nuk mund ta fshehë realitetin.
“Ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon. Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion,” thekson VLEN.

Ata përkujtojnë edhe largimet e partive nga radhët e BDI-së dhe aleancës së saj:
“Nga ‘Fronti’ i tyre po largohen një e nga një: u largua partia turke, e cila ka qenë forcë serioze me rreth 20 mijë qytetarë mbështetës; u largua Menduh Thaçi, dhe ky është vetëm fillimi. Forcat që në të kaluarën janë përplasur rëndë mes vete, sot përpiqen të fshihen nën një logo të përbashkët, por qytetarët e dinë mirë se kjo është vetëm një fasadë.”

Nga ana tjetër, VLEN thekson unitetin e vet politik:
“VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë më i bashkuar. Këtë e dëshmojmë çdo ditë, në çdo vendim dhe mbi të gjitha me kandidaturat tona të përbashkëta, që janë shpresa e qytetarëve për ndryshim.”

Sipas këtij koalicioni, ndryshimi nuk matet me ngjyra apo logo, por me rezultate:
“Vlera nuk maten me logo e ngjyra të ndërruara, por me veprime konkrete për qytetarët. 23 vite në pushtet, e tash mendojnë se duke ndërruar ngjyrat dhe emrin mund ta fshijnë historinë e mashtrimeve. Por shqiptarët nuk harrojnë: korrupsionin, pazaret dhe zhgënjimet nuk i mbulon asnjë logo e re.”

Deklarata përfundon me mesazhin e qartë për zgjedhjet e tetorit:
“Tetori do të ketë vetëm një fitues dhe ai është VLEN!”

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 08:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?