VLEN: MEPSO dhe KOSTT lidhin marrëveshje historike për energjinë

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:38

VLEN: MEPSO dhe KOSTT lidhin marrëveshje historike për energjinë

Nën udhëheqjen vizionare të drejtorit të përgjithshëm të MEPSO-s, z. Burim Latifi, është bërë një hap historik në sektorin e energjisë në rajon: për herë të parë do të ndërtohet linja interkonektive 400 kV Tetovë–Prizren, një projekt strategjik që synon të forcojë lidhjet energjetike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“Marrëveshja e bashkëpunimit mes MEPSO-s dhe KOSTT-it për ndërtimin e kësaj linje është një prej zhvillimeve më domethënëse të dekadës në fushën e energjisë,” thuhet në njoftimin zyrtar të VLEN.

Sipas drejtuesve të projektit, interkoneksioni do të sjellë përmirësim rrënjësor në kapacitetet ndërkufitare të transmetimit të energjisë elektrike, do të forcojë sigurinë energjetike në të dyja shtetet dhe do të ndihmojë ndjeshëm në procesin e tranzicionit të gjelbër, në përputhje me standardet moderne.

“Kjo nuk është thjesht një linjë e tensionit të lartë. Është një simbol i fuqishëm i bashkëpunimit shqiptar, një investim për të ardhmen dhe një dëshmi konkrete se kur shqiptarët qeverisin me përgjegjësi dhe vizion, ndodhin gjëra të mëdha,” theksojnë nga VLEN.

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, u cilësua si një nga figurat kyçe për jetësimin e këtij projekti. “Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të z. Latifi, ky projekt kalon nga ideja në realizim konkret. Ai do të jetë bazë për një rajon më të qëndrueshëm energjetikisht dhe më të integruar ekonomikisht,” thuhet më tej në deklaratë.

VLEN, përmes këtij projekti, ripohon angazhimin e saj për zhvillim rajonal, integrim të strukturave energjetike dhe forcim të identitetit ekonomik të shqiptarëve në Ballkan.

“Ky është Ballkani që ndërtojmë ne – me bashkëpunim, zhvillim dhe fuqi shqiptare në qendër të proceseve,” përfundon reagimi i VLEN.

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2025 14:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?