VLEN: Në Berlin hapet klasa e parë për mësimin në gjuhën amtare!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 14:12

VLEN: Në Berlin hapet klasa e parë për mësimin në gjuhën amtare!

Për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Gjermani, në kryeqytetin e Evropës, Berlin, është hapur zyrtarisht një klasë për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgimtarëve tanë. Një moment historik që nuk është vetëm lajm i mirë, por gur themeli për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtit shqiptar në diasporë.

Kjo arritje vjen falë përkushtimit të pandalshëm të zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe vizionit të qartë të qeverisjes sonë, që për çdo shqiptar, në çdo cep të botës, ka vetëm një mesazh: gjuha jonë VLEN!

Nuk ka komb pa rrënjë. Nuk ka ardhmëri pa histori. Dhe nuk ka histori që jeton pa gjuhën që e mban gjallë. Ky sukses dëshmon edhe njëherë përkushtimin tonë të palëkundur për t’u qëndruar pranë bashkatdhetarëve tanë kudo që ndodhen dhe për të siguruar që fëmijët e tyre të kenë qasje në mësim në gjuhën e nënës, një e drejtë e patjetërsueshme dhe një pasuri kombëtare.

Ky nuk është një hap simbolik, është fitore kulturore, emocionale dhe politike për të gjithë shqiptarët në mërgatë, që për dekada kanë pritur këtë ditë. Sot, Shqipja nisi të jehonë edhe në bankat shkollore të Berlinit sepse VLEN për mërgatën, VLEN për fëmijët tanë, VLEN për të ardhmen, thanë nga VLEN. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 14:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?