VLEN: Një vit qeverisje me dinjitet

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 10:49

VLEN: Një vit qeverisje me dinjitet

Në një vend ku për dy dekada premtimet politike zgjatnin aq sa fushatat, lindi një zë që refuzoi mashtrimin, mosveprimin dhe përjashtimin institucional. Lindi një vizion i ri për shoqërinë, një lëvizje që u bë shpresë, forcë dhe dinjitet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. VLEN sepse ia vlejti mundi i secilit e secilës!

Ajo që nisi si një zgjim qytetar, u kthye në një bashkim kombëtar me një mesazh të fuqishëm. Më 8 maj të vitit që lamë pas, historia foli qartë VLEN fitoi! Me mbi 107.000 vota të pastra shqiptare, për herë të parë shqiptarët folën me një zë të vetëm. Dhe ky zë nuk u ndal! VLEN nuk është fjalë. VLEN është vepër, vendosmëri dhe vizion.

Ja disa nga rezultatet më të rëndësishme, vepra të cilat janë karta e identitetit tonë, punë me të cilat krenohemi ne, i gëzojnë qytetarët dhe i motivojmë e nxisim bashkëudhtarët tanë të vazhdojmë akoma më shumë akoma më mirë:

1 vit ndryshim i prekshëm për shqiptarët

BARAZI DHE DINJITET KOMBËTAR NJË HERË E PËRGJITHMONË ME LIGJ, JO MË MEKANIZMA MASHTRUES SIKURSE BALANCUESI:

Miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili për herë të parë garanton të drejtat e shqiptarëve me baza ligjore, jo më në varësi të vullnetit politik apo pazareve të zakonshme partiake. Ky ligj përfaqëson më shumë se një reformë teknike pasi është garanci politike dhe ligjore për ndërtimin e një shteti të barabartë për të gjithë. 

REVOLUCION NË ADMINISTRATËN PUBLIKE SI AVANCIME, PUNËSIME DHE BARAZI PËR KUADROT SHQIPTARE

2,500 punësime dhe 800 avancime tëshqiptarëve po realizohen për disa muaj, apo më shumë së BDI për një mandat të plotë. Viti më i mirë i punësimeve për shqiptarët në historinë e vendit. 

ZHVILLIMI EKONOMIK DHE INVESTIME KAPITALE 

6 miliardë euro marrëveshje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, një hap gjigant drejt fuqizimit të ekonomisë vendase dhe integrimit ndërkombëtar. 720 milionë euro investime të huaja direkte, me Maqedoninë e Veriut të pozicionuar si destinacion atraktiv për kapitalin global.

Mbështetje direkte për bizneset vendase: 250 milionë euro për ndërmarrjet prodhuese dhe inovative, si dhe 40 milionë euro për vetëpunësim dhe start-upe, me mbi 2.790 vende të reja pune të hapura deri tani.

ZHVILLIM I INFRASTRUKTURËS DHE MODERNIZIM I KOMUNAVE SHQIPTARE

300 milionë euro fonde të ndara për komunat shqiptare, me projekte konkrete në të gjitha rajonet: ndërtim shkollash, çerdhesh, bibliotekash, rrugësh, ujësjellësish, kanalizimesh, salla sporti si dhe pishina publike. 20 milionë euro për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Sheshin “Skënderbeu”, projekt që synon urbanizimin modern të qendrës shqiptare të kryeqytetit.

ONE STOP SHOP

One Stop Shop në Bllacë dhe Jazhincë, tashmë realitet, me lehtësim të kalimit kufitar dhe avancim drejt integrimit ekonomik me Shqipërinë dhe Kosovën. Në proces e sipër drejt realizimit edhe në Tabanoc dhe Qafë Thanë.

ARSIMI DHE DIJA SI THEMEL I TË ARDHMES

35 milionë euro për kampusin e ri universitar të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup një investim historik në arsimin e lartë shqiptar. Nga shtatori studentët do të mund të marrin nga 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike.

BUJQËSIA DHE RINIA SI MOTORË TË ZHVILLIMIT

Mbështetje për fermerët e rinj prej 10.000 euro për çdo bujk të ri, si stimul për kthimin e të rinjve në tokë dhe zhvillimin e bujqësisë familjare. Financim i drejtpërdrejtë për blerjen e makinerive, sera, pajisje ujitëse dhe inpute bujqësore për komunitetet rurale shqiptare.

MIRËQENIE SOCIALE DHE PAGA DINJITOZE

Rritje pagash në sektorët kyç: +15% për punonjësit e shëndetësisë, +12% për mësimdhënësit, +10% për policinë. Rritje e kapitacionit për mjekët dhe specialistët: +33% për gjinekologët dhe mjekët amë, +22% për stomatologët. Mbështetje për pensionistët: +5.000 denarë në muaj për 340.000 pensionistë, një hap i rëndësishëm drejt mirëqenies sociale dhe dinjitetit në moshën e tretë.

Në çdo sektor, VLEN ka treguar se ndryshimi nuk është slogan, por strategji dhe punë sistematike. Brenda një viti, janë thyer zinxhirët e stagnimit dhe është ngritur flamuri i zhvillimit dhe përfaqësimit të barabartë për çdo shqiptar në çdo komunë, në çdo institucion, në çdo cep të vendit. Po, sepse VLEN nuk flet, VLEN vepron.

VLEN për një vit qeverisje, filloi një epokë e re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Qershor, 2025 10:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë