VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë – ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës!
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje Propozim-Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një akt që ka ndezur debat të fortë politik ndërmjet partive shqiptare në vend. Për VLEN, ky është një moment historik dhe hap i madh drejt barazisë; për Aleancën për Shqiptarët (ASH), një dështim i rëndë dhe rrezik për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve.
VLEN: Fund i manipulimeve, fillim i zbatimit real të barazisë
Koalicioni VLEN e konsideron miratimin e këtij ligji si një arritje të madhe pas dekadash premtimesh të pambajtura. “Në vetëm një vit qeverisjeje, realizuam atë që nuk u bë për 24 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit,” thuhet në reagimin zyrtar. Sipas tyre, ligji vendos për herë të parë një bazë ligjore të qartë dhe të zbatueshme për parimin kushtetues të përfaqësimit adekuat.
VLEN thotë se ka krijuar një mekanizëm mbikëqyrës që do të sigurojë zbatim efektiv dhe me përgjegjësi të ligjit, duke i dhënë fund diskriminimit të strukturuar dhe moszbatimit të standardeve të barazisë. “Ky ligj nuk është vetëm politik – është një betejë për drejtësi dhe dinjitet për të gjitha komunitetet,” theksojnë ata, duke akuzuar kritikët si fajtorë të degraduar të sistemit të vjetër të përjashtimit.
ASH: Draft i Tanjës që zhvesh shqiptarët nga përfaqësimi
Aleanca për Shqiptarët e ka quajtur këtë ligj një akt simbolik dhe të rrezikshëm, të cilin e konsideron një hap prapa në raport me garancitë që ofronte Balancuesi – mekanizmi i mëparshëm për matje dhe kontroll statistik.
“Ky ligj nuk përmban asnjë mjet për llogaridhënie. Asnjë sanksion, asnjë detyrim për përfaqësim proporcional, asnjë bazë në të dhënat e regjistrimit,” thuhet në reagimin e ASH. Ata theksojnë se përkatësia etnike në këtë ligj mbetet “vullnetare”, çka sipas tyre e bën të pamundur çdo mekanizëm funksional për barazi.
ASH e ka cilësuar me tone të ashpra autoren e ligjit, profesoreshën Tanja Karakamisheva-Jovanovska, si figurë e njohur për përpjekjet për të relativizuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të minimizuar përfaqësimin etnik. “VLEN sot mburret me një produkt të rrezikshëm që i dorëzon shqiptarët në duart e diskriminimit institucional,” deklaron partia.
Kërkesë për ndërprerje të procesit dhe nisje të re
ASH kërkon nga Kuvendi që të mos e kalojë më tej këtë propozim dhe që të hapet një proces i ri, gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të ekspertëve dhe përfaqësuesve legjitimë të komuniteteve. “Ky nuk është moment për vetëkënaqësi, por për rezistencë demokratike,” theksohet në deklaratë.

Në vazhdim, pas filtrave në Komisionin e Venedikut, pritet që Propozim-Ligji të dërgohet në Kuvend, ku debati ndërmjet partive shqiptare pritet të intensifikohet. Kjo përballje shpalos jo vetëm dallimet në qasjen ndaj përfaqësimit, por edhe tensionet përbrenda spektrit politik shqiptar rreth rrugës që duhet ndjekur për realizimin e të drejtave kolektive në institucionet shtetërore. Flaka Media