VLEN: Po sigurojmë punësime me dinjitet

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:27

VLEN: Po sigurojmë punësime me dinjitet

Praktikat e pandershme të BDI-së gjatë 20 viteve të saj në pushtet, ku shqiptarët janë mbajtur peng me kontrata në vepër, të shfrytëzuar dhe të manipuluar për vota tani po marrin fund, kështu thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

“Ky është një shembull i qartë i keqpërdorimit të shqiptarëve dhe i shtytjes për të mbështetur interesa të kësaj partie deri sa ishte në pushtet, duke krijuar një sistem të varësisë që ka dëmtuar zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Ne koalicioni VLEN besojmë se shqiptarët nuk duhet të jenë të shantazhuar dhe të mbahen peng për vota. Këto praktika që BDI ka instaluar gjatë këtyre viteve, janë një plagë e rëndë që ka lënë një pasojë të thellë në shoqërinë shqiptare. Ata kanë keqpërdorur të drejtën e punës për të manipuluar nevojtarët dhe punëtorët e ndershëm duke krijuar një sistem klientelist që ka siguruar jetëgjatësi politike, por ka lënë pas zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Koalicioni VLEN është angazhuar të ndryshojë këtë situatë dhe të japë një mundësi të re për ata që janë mbajtur të pasigurt dhe të shfrytëzuar. Ne do po u sigurojmë atyre punë dhe mundësi për zhvillim, duke u siguruar që çdo individ të ketë të drejtat e tij të garantuara nga ligji për marrëdhënie pune. Askush nuk do të jetë më një mjet manipulimi për qëllime politike. Çdo person do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe do të ketë mundësinë për një jetë dinjitoze dhe të sigurt”, thonë nga VLEN.

Ata shtojnë se VLEN është gjithashtu e angazhuar për avancimin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Ky ligj është në fazën finale të hartimit dhe do të sjellë një sistem më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë qytetarët pa dallim, duke siguruar që çdo individ të ketë mundësinë të kontribuojë në shoqëri dhe të ketë mundësi të zhvillohet profesionalisht pa pasur frikë se do të manipulohet apo shantazhohet. Ne e kemi të qartë që qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë dhe ne do të punojmë fort për t’u siguruar që ata të kenë mundësinë për të jetuar në një shtet të drejtë dhe të zhvilluar”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Prill, 2025 21:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?