VLEN: Pushtetet e kaluar kanë luajtur me dinjitetin e punëëtorëve

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Maj, 2025 12:31

VLEN: Pushtetet e kaluar kanë luajtur me dinjitetin e punëëtorëve

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, subjekti VLEN shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë punëtorët e vendit, të cilët çdo ditë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe njerëzor të shtetit tonë.

Meqëse pushtetet e kaluar kanë luajtur me dinjitetin e punëëtorëve, shumë prej tyre i kanë detyruar të largohen nga vendi, që nga ardhja jonë në pushtet gjërat kanë ndryshuar. Atë që e kishim zotim fushate për punëtorët po e bëjmë realitet e kjo po dëshmohet çdo ditë. 

Si VLEN jemi të përkushtuar në mënyrë të palëkundur për përmirësimin e gjendjes së punëtorëve në vend, duke e vënë në qendër të politikave tona konceptin e punës me dinjitet dhe meritokraci. Rezultatet e punës dhe angazhimit për të cilin po flasim tashmë janë të prekshme dhe të dukshme:

  • Rritja e pagës minimale, me planifikim për harmonizim të mëtejshëm me koston reale të jetesës;
  • Krijimi i mekanizmit që garanton një rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagave, duke siguruar që qytetarët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zhvillimi ekonomik i vendit.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me sindikatat, bizneset dhe të gjithë aktorët relevantë që kujdesen dhe kanë punëtorë
  • Janë punësuar numër i madh i punëtorëve me vendime dhe jo kontrata fiktive siç ka vepruar ish pushteti
  • Kemi rritur numrin e inspektimeve në mënyrë që të parandalojmë keqtrajtimin e punëtorëve
  • Është rritur ndjeshëm buxheti për sigurinë dhe shëndetin në punë, me fonde të dedikuara për trajnime dhe masa parandaluese në vendin e punës
  • Mundësi të reja për të rinjtë, duke financuar me shuma shumfishë më të larta idetë inovative dhe mbështetjen e projekteve të hartuar

VLEN beson se dinjiteti i punëtorit është shtyllë e pandashme e një shteti demokratik dhe të drejtë. Në këtë drejtim, angazhimi ynë është i vazhdueshëm që të ndërtojmë një treg pune që ofron barazi, siguri dhe zhvillim për të gjithë qytetarët, pa përjashtim.

Në këtë ditë të rëndësishme, ripërsërisim përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë në krah të punëtorëve, jo vetëm me fjalë boshe, por me vepra konkrete dhe politika që sjellin ndryshim të qëndrueshëm.

VLEN beson në fuqinë punëtore, punëtorët janë bazamenti i funksionimit të shtetit!

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Maj, 2025 12:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?