VLEN sërish godet Taravarin: U vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 09:36

VLEN sërish godet Taravarin: U vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit

VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, dhe tani po tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së ku vlon krimi dhe korrupsioni!

Kumtesa:

Ndryshe nuk përkufizohet BDI pos një kazan në të cilin vlojnë hajnia, krimi dhe korrupsioni. Pra, në këtë kazan ku ziheshin planet anti-shqiptare, “begu” i Gostivarit, Arben Taravari, ka ndarë mendjen të shkojë. Më keq se kaq, po tenton të kontrabandojë edhe mandatet e deputetëve të cilët i fituan në emër të ndryshimit. 

Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me BDI-në. Ziadini është tradhtari se ai po tenton t’ia zgjat pushtetin BDI-së. 

Qytetarët e thanë fjalën e tyre, votuan për ndryshimin. Ndryshimi erdhi. Taravari dezertoi, por për një dezertor i ligë nuk duhet të rreshtohet gabimisht e tërë ushtria. Dezertori jo vigjilent nuk duhet të determinojë orientimin e një ushtrie të denjë, të pastër, me qëllim konkret. Tani është koha për reflektim, të gjithë deputetët, anëtarët, aktvistët të pozicionohen në anën e duhur aty ku ishin.

Nëse Selën e braktisët për këtë shkak, ose siç preferoni ju ta quani se krahu i Selës u larguan, vetëm që ky i fundit shkoi me BDI-në. Ku është tani logjika që të qëndroni krahë Taravarit, i cili po u kthen edhe te Sela edhe te Ahmeti. Ne besojmë në vigjilencën e aktivëstëve të sinqertë, punëtorëve të zellshëm që ndryshimi vetëm ka nisë, por duhet të vazhdojë. 

Taravari është lodhur shumë, mbase përshkak se nuk ka ecur maleve sikurse Ahmeti nuk ka kondicion më shumë. Taravari po punon që të shkojë në pension të parakohshëm politik. VLEN është dhe do të jetë mburoja e shqiptarëve, rreshtohuni tani në anën e duhur, tani është koha.

Taravari me Ahmetin dorë për dore në pension, VLEN krahë për krahë me popullin shqiptarë drejt arritjeve e objektivave të reja!

291
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Maj, 2025 09:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
291
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?