VLEN: Shpifjet e “Botës Serbe” s’mbulojnë dot të vërtetën, shqipja po forcohet si asnjëherë më parë!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 14:07

VLEN: Shpifjet e “Botës Serbe” s’mbulojnë dot të vërtetën, shqipja po forcohet si asnjëherë më parë!

Përfaqësuesit e “Botës Serbe” dhe mjeshtrit e dezinformatave,  tashmë të njohur nga listat e zeza amerikane, sot sërish kanë shpërndarë lajme të rreme, duke inskenuar një “shqetësim” për faktin se një organizatë joqeveritare maqedonase nuk e kishte përfshirë gjuhën shqipe në një anketë të dedikuar për diasporën.

Si gjithmonë, edhe ky rast doli të jetë një fake news klasik, një tjetër blof i dalë nga repertori i propagandës së vjetër. Anketa në fjalë është hartuar nga një shoqatë plotësisht e pavarur, joqeveritare, dhe nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Madje, ndryshe nga sa pretendojnë shpifësit profesionistë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.

Edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai ka demaskuar fushatën e orkestruar të BDI-së dhe satelitëve të saj mediatikë, të cilët dje tentuan të manipulojnë opinionin publik me një tjetër gënjeshtër ordinere.

Përfaqësuesit e “non gratave” po përpiqen me çdo kusht të shpikin lajme, sepse fabrikimi i gënjeshtrave u ka mbetur si mjeti i fundit për të fituar ndonjë pikë politike. Por faktet janë të qarta dhe nuk zhbëhen me zhurmë.

Përkundrazi, sot, falë qeverisjes sonë, konkretisht zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, është hapur për herë të parë në Berlin klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës sonë, një hap historik që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në të kaluarën. Ky është realiteti që i dhemb atyre që për dekada e lanë pas dore gjuhën, identitetin dhe diasporën shqiptare.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së ulët, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe vlerave që i bashkojnë.

Shpifjet nuk do të mbulojnë dështimet. Përgjigjen më të mirë ndaj gënjeshtrave dhe bllokimeve, qytetarët do ta japin në zgjedhjet e tetorit, aty ku vendoset e ardhmja. VLEN me punë, jo me propaganda. Flaka

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 14:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?