VLEN: Sporti shqiptar po përjeton një rilindje të vërtetë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:07

VLEN: Sporti shqiptar po përjeton një rilindje të vërtetë

Për herë të parë pas shumë vitesh, sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një transformim të vërtetë, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore dhe përkushtimit të Qeverisë së re dhe koalicionit VLEN. Kështu deklaron Safije Sadiku Shaini, në emër të këtij koalicioni, duke theksuar se tashmë klubet sportive shqiptare janë bërë pjesë e barazisë institucionale, transmeton Flaka

“Sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një rilindje të vërtetë! Për herë të parë, klubet shqiptare po trajtohen me dinjitet dhe përfshihen në ndarjen e buxhetit shtetëror si kurrë më parë. Kjo është vepër konkrete e Qeverisë së re dhe përkushtimit të VLEN.” – theksoi Shaini.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin e parë të qeverisjes së re janë ndarë mbi 102 milionë denarë për mbi 100 klube shqiptare në të gjitha trevat shqiptare. Mes përfituesve janë emra të njohur të sportit vendor, si dhe klube të kategorive të ndryshme – nga futbolli e basketbolli, te hendbolli dhe sportet e femrave.

Disa nga përfituesit kryesorë janë:

  • KF Shkëndija (Tetovë) – 4.000.000 denarë
  • KF Bashkimi (Kumanovë) – 3.000.000 denarë
  • KH Çairi (Shkup) – 6.000.000 denarë
  • KB Çairi – 4.000.000 denarë
  • KF për femra Shkëndija – 1.000.000 denarë
  • KV Uskana (Kërçovë) – 1.000.000 denarë

“Ky financim nuk është vetëm ndihmë – është njohje dhe drejtësi për punën, sukseset dhe sakrificën e sportit shqiptar.” – thekson zëdhënësja e VLEN-it.

Përveç mbështetjes financiare, VLEN thekson edhe investimet infrastrukturore që po realizohen paralelisht në disa komuna shqiptare:

  • Tetovë – fushë futbolli, volejbolli dhe basketbolli me tribuna për 116 ulëse
  • Kërçovë – rikonstruksion i qendrave sportive, tribuna dhe zona fitnesi
  • Gostivar, Zhelinë, Bogovinë, Butel – kënde për fëmijë dhe terrene moderne

“Sporti nuk është luks, është themel i një shoqërie të shëndetshme. VLEN po e kthen sportin në prioritet kombëtar për çdo të ri dhe të re shqiptare.”

Sipas deklaratës së VLEN-it, në mbledhjet e fundit të Qeverisë janë miratuar projekte me vlera të mëdha financiare, që synojnë rritjen e përfshirjes rinore në sport, barazi rajonale dhe përmirësim të cilësisë së jetës.

“Pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në komuna shqiptare – aty ku për vite sporti ishte i harruar dhe i anashkaluar. Ne po e rikthejmë me dinjitet.”

Në përmbyllje, VLEN e cilëson këtë mbështetje si realizim konkret të premtimeve për drejtësi dhe barazi:

“Kjo është drejtësia që kemi premtuar dhe që sot po e zbatojmë me përkushtim dhe dashuri për këtë vend.” – përfundon deklarata. Flaka

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Korrik, 2025 11:07
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë