VLEN: Vazhdojmë me zgjidhjen e problemeve kyçe në komunat ku jetojnë shqiptarët

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Gusht, 2025 08:16

VLEN: Vazhdojmë me zgjidhjen e problemeve kyçe në komunat ku jetojnë shqiptarët

Me projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor  te Sheshi “Skënderbeu”, më në fund do t’i jepet zgjidhje problemit shumëvjeçar të mungesës së hapësirave për parkim në Çair dhe rrethinën e Çarshisë së Vjetër. Ky është një investim që u shërben drejtpërdrejt qytetarëve, bizneseve dhe ofertës turistike të këtij rajoni unik të Shkupit. Ky investim do të dyfishojë volumin e punës në Çarshinë e Vjetër.

Projekti parasheh parking sipas standardeve bashkëkohore me kapacitet për qindra automjete, çka do të çlirojë hapësira publike dhe do të krijojë rregull në komunikacion. Investimi, i vlerësuar në disa miliona euro, do të financohet nga buxheti i shtetit, gjë që dëshmon qartë përcaktimin e Qeverisë për të investuar në infrastrukturë që mbetet përfitim i qëndrueshëm për qytetarët. Në këtë mënyrë, përmirësohet siguria në trafik, lehtësohen kushtet për bizneset lokale dhe mbështetet zhvillimi i turizmit në Çarshinë e Vjetër.

Investime të tilla, në kohën e BDI-së, nuk mund të mendoheshin as për Çairin, as për Tetovën, as për Strugën. Sot, Qeveria e VLEN-it dëshmon se është partner i vërtetë strategjik i komunave ku jetojnë shqiptarët, duke orientuar mjete dhe vëmendje drejt nevojave reale të tyre.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, shërbime publike dhe zgjidhje urbane që e përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Këto projekte janë pjesë e vizionit më të gjerë për modernizim dhe zhvillim, por edhe simbol i një politike të re, politikë veprash, e jo fjalësh boshe.

Qeveria e VLEN-it do të vazhdojë të ndërtojë bashkëpunimin ndërmjet pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale. Vetëm përmes këtij partneriteti mund të sigurojmë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët dhe t’i ngremë komunat me popullatë shumicë shqiptare në nivelin që për vite të tëra ishte i kontestuar dhe i lënë pas dore.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Gusht, 2025 08:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?