VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ahmetit dhe BFI-së

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Maj, 2025 11:38

VLEN: Vendimi i Gykatës Kushtetuese për Medresenë dështim i Ahmetit  dhe BFI-së

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar akreditimin e rrejshëm të Medresesë “Isa Beu” është goditje ndaj të gjithë atyre që janë mashtruar nga premtimet boshe të BDI-së dhe heshtjes bashkëpunuese të BFI-së.

Ky është dështim personal i Ali Ahmetit dhe i klikës së tij, që gjithmonë kanë luajtur me ndjenjat fetare të shqiptarëve, vetëm për interesa të ngushta politike.

Sot doli e vërteta në shesh se medreseja nuk është akredituar kurrë në mënyrë të ligjshme dhe se  BDI vetëm e përdori nëpër fushata, siç përdor çdo simbol, çdo ndjenjë, çdo nevojë të shqiptarëve për t’i mashtruar.

Njësoj si mashtruan me:
– Fabrikën për makina elektrike – që nuk u ndërtua kurrë.
– Korridoret 8 dhe 10D – që ngecën në letra.
– Rrugën Shkup-Bllacë – që u premtua dhjetëra herë.
– One Stop Shop-in me Kosovën – që mbeti në sirtarët e propagandës së tyre.

Kështu funksionoi gjithmonë BDI me propagandë, fotografi, premtime, mashtrime.

Vendimi i sotëm e vërteton përfundimisht se BDI nuk ka zgjidhur asnjë çështje shqiptare me ligj dhe kushtetutë, po vetëm ka gënjyer dhe ka mashtruar për vota.
22 vite në pushtet i përdorën për të sistemuar qendrat tregtare dhe pasuritë e familjarëve dhe nipërve të tyre, ndërsa Medresesë “Isa Beu”  as status nuk i siguruan!

Medreseja “Isa Beu” nuk do të përdoret më për lojëra të ndyra politike dhe fushata boshe. Ne jemi duke punuar për një zgjidhje përmes së cilës kjo çështje do të mbyllet përfundimisht, një herë e mirë  larg manipulimeve të së kaluarës dhe afër drejtësisë së merituar për shqiptarët.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Maj, 2025 11:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?