VMRO i reagon Musliut: Je i paaftë, përkatësia etnike nuk është arsye që u shkarkove 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 22:52

VMRO i reagon Musliut: Je i paaftë, përkatësia etnike nuk është arsye që u shkarkove 

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj Erolld Musliu, i cili paraprakisht reagoi që u shkarkua nga posti i drejtorit të Agjencisë për Zbulim, duke akuzuar se presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ra nën ndikimin partiak.

Nga VMRO-ja thonë se arsye e shkarkimit të Musliut është paaftësia e tij në punë, dhe jo përkatësia etnike – shqiptare.

Më tej nga VMRO akuzojnë dhe se Musliu e shndërroi Agjencinë në shtab të LSDM-së, dhe se ndikoi që bashkëshortja e tij të përfitojë për 620 mijë denarë.

“E palogjikshme dhe jokorrekte është që Erolld Musliu të flasë për profesionalizëm dhe sistem meritash. Njeriu nga Agjencia për Zbulim ka bërë shtab partiak të LSD-së, duke organizuar hajka, sulme dhe duke u përplasur me VMRO-DPMNE-në.

Njëherit Agjencia e udhëhequr nga Erolldi u përplas edhe me gazetarë, media dhe personalitete të cilat kritikuan krimin e LSD-së dhe BDI-së.

Musliu me një portfolio të tillë mund të kandidojë vetëm si lider i LSD-së në vend që të derdh lot për shkarkimin e tij.

Kurse për punën e tij mjaftueshëm flasin të dhënat se derisa Musliu ka qenë drejtor, bashkëshortja e tij me ndihmën e Qeverisë ka arritur grant prej 620.000 euro. Në cilin shtet të NATO-s, bashkëshortja e drejtorit të shërbimit merr grant prej 620.000 euro për punën që është veprimtari e shërbimit të bashkëshortit?

Manipulim i rëndë është mbrojtja e tij me përkatësinë etnike dhe se ajo është arsyeja e shkarkimit të tij. Ajo është perde prapa të cilës ai e fsheh paaftësinë e tij, keqpërdorimin dhe përkatësinë partiake”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Qershor, 2024 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?