Vrasja e trefishtë: Autori kishte paralajmëruar krimin në Facebook

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 07:17

Vrasja e trefishtë: Autori kishte paralajmëruar krimin në Facebook

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Prilepin të shtunën pasdite, ku një burrë vrau me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej, transmeton Flaka. Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga Infomax dhe mediave të tjera vendase, autori i krimit kishte paralajmëruar aktin e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pak para se të ndodhte ngjarja.

Tragjedia nisi rreth orës 15:00, gjatë një ahengu familjar në shtëpinë e autorit, në afërsi të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep. Sipas raportimeve, autori i kishte ftuar viktimat për drekë dhe pas rreth një ore i kishte qëlluar me armë zjarri. Viktimat janë nipi i tij dhe djali i mitur, ndërsa më pas ai ka aktivizuar një bombë dhe më vonë ka kryer vetëvrasje.

Sipas burimeve të njëjta, rasti është denoncuar në polici rreth orës 15:30, por reagimi institucional ishte i vonuar dhe ekipet e para policore janë paraqitur vetëm rreth orës 22:30, duke shkaktuar indinjatë dhe shqetësim për mungesën e koordinimit të strukturave të sigurisë.

Në përpjekje për të ndërhyrë, një inspektor policor i SPB–Prilep është kërcënuar nga dorasi me një bombë dore, ndërsa më pas autori ka shkaktuar një shpërthim që ka krijuar panik në lagje. Për shkak të rrezikut, është kërkuar asistencë nga MPB–Shkup, dhe një njësi speciale ka mbërritur me helikopter rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës. Megjithatë, ndërhyrja për neutralizimin e dorasit përfundoi pa sukses, pasi ai u vetëvra pak para se të ndërhynin forcat speciale.

Ekipet e krim-teknikës, Prokurorisë dhe Mjekësisë Ligjore dolën në vendngjarje për të hetuar rastin. Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Paralajmërimi në Facebook, nëse konfirmohet zyrtarisht, hap pyetje serioze për vlerësimin dhe reagimin e hershëm të rrezikut nga autoritetet, dhe për mënyrën si shërbimet e sigurisë menaxhojnë sinjalet e hershme të mundshme të krimeve të tilla.

Flaka do të vijojë ndjekjen e rastit dhe do të sjellë reagimet zyrtare sapo ato të bëhen publike. Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Korrik, 2025 07:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?