Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi, kanë njoftuar publikimin e këngës së tyre më të re, që mban titullin “Për Ty”.
Kënga do të lansohet nesër në orën 18:00, dhe sipas paralajmërimeve të artistëve, pritet të jetë një “bombë muzikore” që do të shndërrohet në hitin e kësaj vere.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dyshes – ata kanë sjellë më parë tri projekte të suksesshme, të cilat kanë grumbulluar miliona klikime në YouTube, duke dëshmuar fuqinë e tyre artistike dhe pëlqimin e madh nga publiku.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku Xhensila dhe Ardiani kanë ndarë pamje nga xhirimet dhe kanë ndezur pritshmëritë e fansave.
Me energjinë e tyre karakteristike dhe stilin modern, “Për Ty” pritet të jetë një tjetër sukses në repertorin e tyre të përbashkët.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Korrik, 2025 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.