Kryetari i Lëvizjes Populli, njëherit kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit nga radhët e Besëlidhjes – Aleanca Kombëtare për Integrim, Skender Rexhep – Zejd, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve dhe qasjes së qeverisë së udhëhequr nga Mickovski, duke paralajmëruar se lojërat politike nuk do të zgjasin pafundësisht.
“Tregojini Mickovskit se 19 tetori është afër. Dhe nëse kujton se kjo lojë do të zgjasë pafund, le ta mbajë mend: pas tetorit gjithmonë vjen marsi! Dje u shkel e drejta kushtetuese e mërgatës shqiptare, sot na del një tjetër ‘sihariq’ shovinist nga kuzhina e VMRO-së. Por, kriminaliteti i qeverisë monoetnike dhe antieuropiane nuk fshihet pas flamurit të nacionalizmit bosh,” ka shkruar Zejdi.
Ai shtoi se legjitimitetin për të qenë pjesë e qeverisë nuk e përcaktojnë konceptet shoviniste, por vullneti i popullit shqiptar. “Dielli nuk mbulohet me shoshë,” theksoi Zejdi. Flaka Media
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
23 Gusht, 2025 23:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.