Zeqiri: “Në vend të gazetarëve të arrestohet Bilall Kasami me Dajxhën Rakip”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:38

Zeqiri: “Në vend të gazetarëve të arrestohet Bilall Kasami me Dajxhën Rakip”

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës, Arben Zeqiri, ka reaguar pas thirrjes së gazetarit të “Tetova Sot”, Nevrij Ademi, në stacionin policor të Tetovës.

Jo Nevri Ademin, policia duhet t’i arrestojë Bilall Kasamin dhe dejxhën, e t’u merren edhe telefonat”, tha Zeqiri.

Ai theksoi se rasti nuk ka të bëjë me të dhënat personale, por me interesin publik dhe konfliktin e hapur të interesit.

Interesi publik është më i rëndësishëm se interesi personal e individual. Publikimi i fotografisë, emrit dhe mbiemrit nuk është cënim i të dhënave personale. Të dhëna personale janë numri amzë, llogaria bankare, kondet dhe passwordet”, deklaroi Zeqiri.

Sipas tij, shoqërimi i një kryetari komune nga një person privat, e sidomos familjar, është shkelje e protokollit dhe keqpërdorim i funksionit.

Daja, vëllau apo shoku nuk guxojnë të shoqërojnë një kryetar komune në vizita zyrtare. Edhe nëse shpenzimet i mbulon vetë, kjo është edhe më keq, sepse funksionarët nuk guxojnë të pranojnë dhurata mbi 50 euro. Për më tepër, askush jashtë kabinetit nuk guxon të dijë se për çfarë bisedon kryetari i komunës gjatë vizitës”, theksoi ai.

Në përfundim, Zeqiri tha se në këtë rast nuk është cënuar privatësia e “dejxhës”, por është cënuar interesi publik.

Bilall Kasami në udhëtim nuk ka qenë si nip i dikujt, por si kryetar komune. Keqpërdorimi i policisë për presion mbi një gazetar është mbulim i keqpërdorimit që ka bërë kryetari i Tetovës”, u shpreh Zeqiri. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 18:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?