Zgjedhjet në Kosovë: “Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në 2 javë”

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 00:21

Zgjedhjet në Kosovë: “Procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në 2 javë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave është duke u zhvilluar në 26 Qendra Komunale të Numërimit. Sipas KQZ-së, sot ka nisur numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit në Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri, ndërkaq gjatë pasdites ka filluar numërimi edhe në Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.

Ndërkohë, KQZ ka theksuar se më 11 dhe 12 shkurt ka filluar numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike, përmes formularëve të plotësuar në vendvotime, në QKN-të e komunave: Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Hani i Elezit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në dy javë. Ai theksoi se, pasi ende nuk janë përfunduar numërimet në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kohëzgjatjes së procesit. Radoniqi shtoi se, megjithatë, një periudhë prej dy javësh është e mundshme për përmbylljen e të gjithë procesit të numërimit të votave. RTK

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 00:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?