Zjarret, LSDM: Maqedonia po digjet, VMRO e paaftë të menaxhojë me situatën

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 13:57

Zjarret, LSDM: Maqedonia po digjet, VMRO e  paaftë të menaxhojë me situatën

“E gjithë Maqedonia po digjet përsëri. Për shkak të paaftësisë së VMRO -DPMNE-së, 20% e sipërfaqes totale të pyjeve dhe kullotave është djegur në zjarre. Ky nuk është patriotizëm, kjo është tradhti ndaj vendit tënd. Kjo qeveri është përgjegjëse, ajo ka dështuar në mbrojtjen e pronës, natyrës, qytetarëve. Që nga java e kaluar, mbi 100 zjarre kanë qenë aktive në territorin e të gjithë vendit. Po digjet në Berovë, Radovish, Vasilevë. Për javën e dytë, Prilep, Makedonski Brod, Kriva Palanka, Zelenikovë, Karbinci, Kumanovë, Likovë, Gostivar, Zhelinë, Nagoriçane”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga partia opozitare thonë se qeveria aktuale nuk ka organizim për të menaxhuar me këto situata.

“Në vend të ndërhyrjes së koordinuar dhe veprimeve të forta për të shuar zjarrin, shohim mungesë interesi dhe çorganizim total nga ana e qeverisë VMRO -DPMNE-së. Qytetarët janë lënë të përballen vetë me zjarrin. Komuna e Berovës është lënë gjithashtu në mëshirë të fatit ditët e fundit, ndërsa zjarri shpërthen në malin Goten. Vetëm disa zjarrfikës po luftojnë me guxim zjarrin, thellë në mal, pa asnjë mbështetje të vërtetë nga shteti. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme. Ndihma njoftohet çdo ditë, por deri më tani nuk ka mbërritur kurrë. Komuna u detyrua të thërrasë për mobilizim të popullsisë lokale dhe të kërkojë ndihmë nga komunat fqinje për të parandaluar që zjarri të arrijë në zona të populluara si Vladimirovo dhe Rusinovo.

Vitin e kaluar, Hristijan Mickoski premtoi një rishikim dhe modernizim të sistemit të mbrojtjes nga zjarri. Sot shohim degradimin e plotë të atij sistemi. Në vend të automjeteve të reja zjarrfikëse – blihen telefona celularë zyrtarë për 7 milionë euro. Në vend të aeroplanëve dhe pilotëve të zjarrfikësve – qeveria po shpenzon para për fluturime private, hotele luksoze, ushqime deti të shtrenjta, papaja dhe mango. Në vend që të punësojë… zjarrfikës – po hartohen lista partiake për punësim në institucione. Nuk është patriotizëm të lësh pronat, pyjet, kullotat të digjen. Kjo është tradhti”, thuhet nga LSDM.

51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Korrik, 2025 13:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
51

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë