Fronti Europian në Manastir: Lamë pa gjumë gjithë oponentët politikë!
Fronti Europian pas Ohrit dhe Prespës, ka vazhduar aktivitetet në Manastir ku në takim me qytetarët krahas kryetarit të BDI Ali Ahmeti, të pranishëm kanë qenë edhe kandidati për president Bujar Osmani, bartësi i listës për zonën e V-të zgjedhore Ziadin Sela, kandidati për deputetë Musa Xhaferi, kryetari i PDE Arjanit Hoxha, si dhe kordinatori për Zonën e V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi.
Ali Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Fronti Europian ka lënë pa gjumë gjithë oponentët politikë.
Pas themelimit të Frontit dikë nuk e zinte gjumi por ishte nga tabori tjetër, nuk i zinte gjumi VMRO, Gordanën, Mickoskin ashtu si nuk i zinte gjumi as Zoran Zaevin edhe pse ishim në koalicion dhe kur dolëm me kërkesën për kryeministrin e parë shqiptar ai doli me tërë taboret e tij dhe thonte BDI opozitë. Tani, me krijimin e Frontit del oponenti kërkon 61 mandate. Mbivotim, diskriminim, antishqiptarizëm janë të varrosur nga UÇK në Ohër, vetëm Gordana dhe Mickoski të çojnë lule në atë varr sepse nuk ngritet këtu majorizim sepse me këtë Front i kemi tmerruar se janë gjithë komunitetet bashkë me na, sepse na kemi punuar pa hile dhe ju kemi dal zot edhe kur nuk kanë qenë me na, tha Ahmeti.
Sela nga Manastiri: Këtë garë do ta kurorëzojmë me fitore më 24 prill
Ziadin Sela u shpreh se Manastiri është amanet i rilindasve që trasuan rrugën që sot ne e ndjekim.
Jo rastësisht kjo prezencë sonte këtu është shpesëdhënëse për shkak se të gjithë e kuptojnë mesazhin. Këtë garë do ta kurorëzojmë me fitore më 24 prill dhe më pa do të kërkojmë mbështejen tuaj edhe më tej. Manastirin unë nuk e largoj nga fjalimet e mia sepse këtu është amaneti i rilindasve tanë që trasuan rrugën që duhet të ndjekim sot dhe këtë po bën Fronti Europian, theksoi Sela.
Osmani: Manastiri është krenaria jonë dhe simboli i rezistencës
Bujar Osmani vlerësoi se e nderon mbështetja e Manastirit në këtë mision fisnik.
Manastiri është krenaria jonë dhe simboli i rezistencës së ruajtjes së vlerave tona. Veçanërisht do më nderonte mbështetja e juaj në misionin e presidentit të parë shqiptar. Jam këtu që të kërkoj mbështetjen tuaj për misionin më fisnik që Fronti Europian e ka vendosur mbi supet e mia për të qenë bajraktar, nënvizoi Osmani.
Musa Xhaferi tha se vullneti i gjithë komuniteteve është bërë bashkë në Frontin Europian.
Forca që do të shtyjë proceset përpara është ky Front që është bërë me vullnetin e partive kryesore në vend për të ecur përpara proceset dhe të ballafaqohemi me ata që duna të pengojnë proceset dhe rrugën e integrimit europian prandaj ju kemi dal përpara që të mobilizojmë qytetarët dhe më 24 prill do jetë testi i parë që do të tregojë se kush do të jetë fituesi në rrethin e dytë, vazhdoi më tej Xhaferi.
Hoxha: Në Manastir janë unifikuar gjithë shqiptarët dhe sot dëshmon unifikimin e Frontit Europian
Arjanit Hoxha shtoi se unifikimi i alfabetit i orientoi shqiptarët në rrugën që e kanë synim.
Ju e dini që në Manastir janë unifikuar gjithë shqiptarët dhe sot dëshmon unifikimin e Frontit Europian, unifikimi i alfabetit i orientoi shqiptarët ku e kanë synimin dhe rrugëtimi jonë është europian ashtu si është vendosur në Manastir edhe ne do të vendosim bashkë me kandidatin tonë Bujar Osmani, sqaroi më tej Hoxha.
Kreshnik Bekteshi nënvizoi se tashmë kemi një front historik që do të vendos parime tjera.
Ky është një front historik për shqiptarët por jo vetëm është front i cili prej këtyre zgjedhjeve do vendosë parime tjera në politkëbërje, pas dy fronteve të mëdha nga pavarësia sot krijohet edhe front i tretë që nuk do garrojë për vendin e parë në një komunitet por do garojë për të fituar mandatn në nivel shteti dhe në këtë mënyrë të bëj një kryeministër të plotë siç e bëri Talat Xhaferin, tha Bekteshi.