Policia informon për rastin tragjik ku humbi jetën fotografi nga Gostivari

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 13:21

Policia informon për rastin tragjik ku humbi jetën fotografi nga Gostivari

Dje, në orën 12:00, SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të tunelit Badar, një motor “Ducati” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.A (42) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup, njoftuan nga Policia.

Flaka mëson që deri te vdekja në vendngjarje erdhi pasi i ndjeri ka devijuar me motorin e tij në një kthesë rrugore. Pasi ka humbur orientimin mbi motorin.

Pas daljes nga rruga i ndjeri ka fluturuar nga motori, pas çka i ndjeri ka përfunduar në një platformë prej betoni me lëndime të rënda në kokë. Motori pastaj është përfshirë i tëri dhe është shkrumuar nga flakët e zjarrit.

Në vendngjarje kanë dalur ekipe të ndihmës së shpejt nga Shkupi dhe zjarrfikës, por për fat të keq ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij me lëndime serioze në pjesën e kokës. Ka pasur tentime për reanimim por kanë qenë të pasuksesshme.

Në të njëjtin vend, një vit më herët ka patur edhe një aksident tjetër me motor. Çifti nga Kosova kishin devijuar nga rruga, por për fat të mirë kishin shpëtuar vetëm me lëndime trupore. Ky fakt tregon që kthesa ku ndodhi aksidenti është delikate dhe sipërfaqa e rrugës është jo e përshtatshme për drejtimin e motorëve.

Gostivari humbi një artist r fotograf të dalluar. Edmond Amzai ishte pronar i Foto Studio Akon nga Gostivari. I lindur në vitin 1981, Edmondi la pas vetës bashkëshorten dhe djalin e tij, Akon Amzai. Varrimi i të ndjerit bëhet sot pasdite në varrezat e Gostivarit.

Lexo edhe: Ndërron jetë 43 vjeçari Edmond Amzai nga Gostivari

Vdekja e 43 vjeçarit nga Gostivari, partitë politike pushojnë aktivitetet zgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 13:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.