6-vjeçari i humbur gjendet pas pesë ditësh në xhungël në Vietnam, ja si mbijetoi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:28

6-vjeçari i humbur gjendet pas pesë ditësh në xhungël në Vietnam, ja si mbijetoi

Një djalë gjashtë-vjeçar që kishte humbur prej pesë ditësh është gjetur shëndoshë e mirë thellë brenda një pylli në veri të Vietnamit.

Dang Tien Lam, i cili jeton në provincën verilindore Yen Bai po luante në një burim me nëntë vëllezërit e motrat e tij, kur ishte humbur nga sytë e familjarëve.

Mrekullisht ai u gjet dje nga fermerë vendas që kishin dëgjuar të qarën e një fëmije pranë një fushe me produkte kanelle në afërsi të pyllit.

Lam, i cili ishte gjetur ulur në  shkurret e produktit vendas kasava, rreth 6km larg vendit kishte zhdukur, ai ishte tepër i dobët dhe mezi qëndronte në këmbë, por nga kishte probleme të tjera përveç dehidratimit e mungesës së ushqimit.

“Jam shumë i lodhur, nuk ngrihem dot në këmbë, me merr në krahë”, kishte thënë fëmija kur ishte gjetur, sipas fermerit vendas Ly Van Nang, 52-vjeç.

Lam kishte ngrënë gjethe e fruta të egra, dhe kishte pirë ujë nga burimet, sipas mediave vendase.

Pamjet të postuara në rrjet tregonin vendasit që e përqafonin atë pas gjetjes, teksa i ofronin ushqim duke e nxjerrë nga pylli.

Ai u gjet i veshur me një bluzë e pantallona të shkurtra që ishin ndotur nga balta.

“Fëmija më tha se kishte humbur dhe se nuk gjente dot rrugën për në shtëpi”, tha Nang, sipas rrjetit vendas Dan Tri.

“Ai më tha se sa më shumë që ecte në pyll aq më shumë nuk e kishte idenë se ku ndodhej”, shtonte fermeri.

Policia tha se ishte një “mrekulli” që Lam ishte gjetur i gjallë.

“Urime për kthimin e tij të sigurt te familja,” shkruanin oficerët në një postim në Facebook ku shumë anëtarë të publikut uronin familjen e Lam dhe falënderonin grupet e kërkimit.

Zyrtarët thanë se më shumë se 150 njerëz kishin marrë pjesë në kërkimet për të voglin, mes të cilëve policë, ushtarë e vullnetarë lokalë, shkruan rrjeti BBC.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?