BDI reagon për politizimin e rastit Grubi: Presion dhe manipulim i papranueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 23:59

BDI reagon për politizimin e rastit Grubi: Presion dhe manipulim i papranueshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh indinjatë të thellë për mënyrën se si disa parti politike kanë përdorur rastin e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi për të bërë politikë, duke dhënë deklarata publike që nënkuptojnë fajësi të parapërcaktuar.

Sipas partisë, proceset juridike nuk duhet të zhvendosen nga korniza institucionale dhe ligjore e garantuar me Kushtetutë, dhe çdo përpjekje për t’i kthyer ato në instrument të debatit partiak është e papranueshme. BDI thekson se dy ditët e fundit ka parë një klimë histerie dhe presioni publik, ku funksionarë të lartë dhe aktivistë kanë marrë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, duke diskutuar për masa dhe pasoja pa respektuar prezumimin e pafajësisë.

Partia riafirmon qëndrimin se çdo ish-apo funksionar për të cilin ekzistojnë dyshime duhet të përballet me organet kompetente, duke respektuar procedurat institucionale dhe ligjore. BDI e konsideron të drejtë vendimin e Grubit për t’u paraqitur para organeve të drejtësisë dhe për t’i paraqitur argumentet e tij.

Për më tepër, BDI bën thirrje të fuqishme ndaj gjykatave, prokurorisë dhe organeve kompetente që të veprojnë vetëm mbi bazën e ligjit dhe provave, pa u ndikuar nga klima politike. Pavarësia e sistemit gjyqësor konsiderohet nga partia si shtyllë e sundimit të ligjit, jo një çështje interpretime politike.

BDI paralajmëron se do ta ndjekë me vëmendje të gjithë procedurën dhe do të reagojë ndaj çdo forma selektiviteti, standardi të dyfishtë apo instrumentalizimi politik të drejtësisë, duke theksuar nevojën për një proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent. Gazeta Flaka

40
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Shkurt, 2026 23:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
40
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?