Lufta ligjore e Zaevit dhe akuza të Mitrevit për presion mbi klinikën

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 13:36

Lufta ligjore e Zaevit dhe akuza të Mitrevit për presion mbi klinikën

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, njoftoi se ka dorëzuar paditë për shpifje kundër Brane Petrushevski dhe Zhan Mitrevit, për të mbrojtur nderin dhe reputacionin e tij. Zaev tha:

“Nuk ka asnjë dyshim se do të provohet se ata kanë shpifur. Kompensimi nga këto padi do të shkojë për fëmijët pa prindër dhe personat me nevoja të veçanta.”

Nga ana tjetër, Mitrev ka bërë akuza të forta ndaj Zaevit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke pretenduar se ata ushtruan presion publik dhe institucional për t’i marrë ose nxisin shitjen e pjesës së tij në Klinikën “Zhan Mitrev”.

Mitrev thotë se janë bërë përpjekje të drejtpërdrejta për të kontrolluar institucionin e tij shëndetësor, duke përfshirë komunikime të shkruara dhe presion të drejtpërdrejtë.

Për këto pretendime, Prokuroria ka hapur hetim për të vlerësuar nëse ka elemente të veprave penale, ndërsa përfaqësuesit e SDSM-së e kanë cilësuar këtë si rast të montuar politikisht. Ata thonë se nëse ka prova konkrete, Mitrev duhet t’i paraqesë në institucionet përkatëse, jo nëpër media.

Ky rast ngre sërish debat për raportet ndërmjet politikës, biznesit dhe drejtësisë, duke pasqyruar tensionin mes lirisë së shprehjes dhe mbrojtjes së reputacionit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë pandemisë, Zhan Mitrev dhe klinika e tij private u përfshinë në një skandal të madh shëndetësor dhe juridik.

Prokuroria ngriti akuzë për “mashtim@, duke thënë se ai ka mashtruar pacientë të prekur nga COVID‑19 për të përfituar para, duke i nxitur të nënshkruajnë për metodën e hemofiltrimit si trajtim efektiv, edhe pse kjo metodë nuk ishte miratuar si trajtim zyrtar për COVID‑19 dhe pacientët nuk ishin informuar saktë për rreziqet dhe statusin e tij.

Nga hetimet rezultoi se qindra pacientë janë trajtuar me këtë metodë, disa prej të cilëve kanë humbur jetën ose kanë pësuar komplikime, dhe familje të ndryshme kanë ngritur padi për dëmshpërblim.

Hetimi u nxit nga një dokumentar investigativ që ngriti dyshime për trajtim joadekuat dhe infeksione të lidhura me procedurat brenda klinikës, për çka u hapën procedura nga autoritetet e shëndetësisë dhe prokuroria.  Gazeta Flaka

41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Shkurt, 2026 13:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
41
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?