Osmani komenton ndarjet e reja brenda partive të koalicionit VLEN: Komuniteti shqiptar po humb peshë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 00:02

Osmani komenton ndarjet e reja brenda partive të koalicionit VLEN: Komuniteti shqiptar po humb peshë politike

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka komentuar zhvillimet dhe ndarjet e fundit brenda partive të koalicionit VLEN, duke theksuar se fragmentimi në kampin politik shqiptar është kthyer në model të përsëritur.

“Prej vitesh politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut po sillet rreth të njëjtit cikël: ndarje, fraksione, parti të reja, pastaj prapë ndarje. Ajo që dikur dukej si përjashtim, sot është bërë normale. Dhe këtu është problemi. Fragmentimi është bërë sistem”, deklaroi Osmani.

Ai sqaroi se nuk e ka fjalën për pluralizmin si vlerë demokratike, por për fenomenin e ndarjeve të vazhdueshme brenda subjekteve politike.

“Nuk po flas për pluralizëm. Pluralizmi është i shëndetshëm. Problemi është kur çdo pakënaqësi prodhon fraksion të ri. Kur çdo ambicie personale prodhon parti të re. Kur ndarja bëhet mënyra më e lehtë për të bërë politikë. Kjo e dobëson gjithë strukturën”, u shpreh ai.

Sipas Osmanit, sa herë që krijohet një organizim i fortë me shtrirje kombëtare dhe disiplinë të brendshme, nis menjëherë cikli i shpërbërjes.

“Një komunitet joshumicë që nuk arrin të qëndrojë i strukturuar humb peshën politike. Humb fuqinë negociuese. Humb aftësinë për strategji afatgjatë. Në vend të projekteve serioze, merremi me krizë pas krize”, theksoi nënkryetari i BDI-së.

Ai paralajmëroi se normalizimi i ndarjeve e bën gjithnjë e më të vështirë ndërtimin e një strukture të qëndrueshme politike.

“Fraksioni lind nga fraksioni. Ndarja bëhet normale. Dhe sa më shumë normalizohet kjo, aq më e vështirë bëhet të ndërtohet diçka e qëndrueshme. Nëse ky model nuk ndalet tani, dëmi mund të bëhet i pakthyeshëm”, deklaroi Osmani.

Në fund, ai e kornizoi debatin si zgjedhje mes fragmentimit dhe konsolidimit politik.

“Prandaj çështja sot nuk është kush u nda nga kush. Është nëse do të vazhdojmë me fragmentim të pafund, apo do të mbështesim strukturë të konsoliduar. Kjo është arsyeja pse BDI është aset, sepse ka arritur të ndërtojë organizim kombëtar, strukturë dhe vazhdimësi. Ndërsa modeli i fragmentimit që përfaqësohet nga VLEN, si koalicion fraksionesh dhe paradigmë e ndarjeve, është pikërisht ajo që duhet hudhur sa më shpejt nëse duam stabilitet dhe peshë reale politike”, përfundoi Osmani. Gazeta Flaka

75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Shkurt, 2026 00:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
75
SONDAZHI

Si e vlerësoni veprimin e Artan Grubit për vetëdorëzim para drejtësisë?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?