Mevlan Ademi: “Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet”

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2026 10:11 Përditësuar

Mevlan Ademi: “Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet”

Iniciatori i provimeve të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, reagoi pas mesazhit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, duke e cilësuar qëndrimin e tij si mbështetje të qartë për studentët shqiptarë të drejtësisë.

“Kur bijtë e shqipes hasin në vështirësi, Nëna Shqipëri përgjigjet,” theksoi Ademi.

Ai nënvizoi se kreu i shtetit shqiptar dha një mesazh të drejtpërdrejtë: “Shqipëria qëndron gjithmonë krah nesh, por e ardhmja varet edhe nga ne.”

Sipas Ademit, në një moment kur, siç u shpreh ai, “zëri i studentëve nuk merret sa duhet në konsideratë dhe kur gjuha shqipe trajtohet si problem”, Presidenti rikujtoi se gjuha dhe identiteti kombëtar nuk janë elementë formalë, por shtyllë themelore e kombit.

“Gjuha jonë është histori, është sakrificë, është amanet brezash,” deklaroi ai.

Ademi shprehu falënderim të veçantë edhe për ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, duke vlerësuar angazhimin e tij institucional.

“Ky qëndrim na jep forcë, besim dhe përgjegjësi për të vazhduar përpara me dinjitet,” përfundoi Ademi, duke theksuar se uniteti rreth gjuhës dhe identitetit është përgjigjja më e fortë ndaj çdo sfide. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Mars, 2026 10:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?