Ministria e Shëndetësisë finalizon projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani, masa më të rrepta për ambientet publike

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Mars, 2026 19:06

Ministria e Shëndetësisë finalizon projektligjin e ri për mbrojtje nga duhani, masa më të rrepta për ambientet publike

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka finalizuar projektligjin për mbrojtje nga duhani, i cili në ditët në vijim pritet të dorëzohet në Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e më pas në procedurë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Nga Ministria bëjnë të ditur se gjatë procesit të konsultimit publik me palët e prekura janë pranuar dhjetëra vërejtje dhe propozime, të cilat kanë pasur të bëjnë me çështje teknike, si dhe me politika më të gjera që lidhen me sektorin e gastronomisë dhe aspektet ekonomike.

Sipas njoftimit zyrtar, grupi i punës ka harmonizuar tekstin final të projektligjit duke përfshirë këto elemente:

  • Saktësim shtesë të definicioneve për hapësirë “të mbyllur” dhe “gjysmë të mbyllur”, me qëllim shmangien e paqartësive juridike dhe vështirësive në zbatim;
  • Saktësim të ndalesave për materiet aromatizuese (aditivët) në produktet e duhanit dhe të ngjashme, në përputhje me praktikat e mira evropiane;
  • Harmonizim të përcaktimeve që lidhen me mbikëqyrjen dhe kompetencat e organeve inspektuese;
  • Saktësim të dispozitave për mbrojtje në dhe rreth objekteve arsimore, shëndetësore dhe objekteve të tjera me interes publik;
  • Përfshirje të mekanizmave për përmirësimin e zbatimit të ligjit përmes aplikimit të vonuar (shtyrjes së hyrjes në fuqi) të një pjese të dispozitave.

Nga Ministria theksojnë se qëllimi themelor i ligjit mbetet i pandryshuar, respektivisht mbrojtja e popullsisë nga pirja pasive e duhanit.

Projektligji parashikon masa të rrepta, duke përfshirë ndalimin e plotë të pirjes së duhanit në ambientet publike dhe në vendet e punës. Po ashtu, parashihet ndalimi i reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit nga industria e duhanit, si dhe rregullimi më i detajuar i shitjes, shfaqjes dhe ekspozimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se me miratimin e këtij ligji do të forcohet mbrojtja e shëndetit publik dhe do të harmonizohet legjislacioni vendor me standardet evropiane në fushën e kontrollit të duhanit.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Mars, 2026 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?