Venko Filipçe i prerë: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 22:46

Venko Filipçe i prerë: Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se pret që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Filipçe vlerësoi se Qeveria aktuale do të përballet me sfida serioze politike dhe ekonomike.

Filipçe rikujtoi deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili më herët kishte thënë se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt dhe jo para kohe. Megjithatë, Filipçe tha se është i bindur se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Ai theksoi se gjendja në buxhet është serioze, me rritje të deficitit dhe presion në pagesën e pagave dhe obligimeve ndaj fondeve, ndërsa çështja e sigurimit të mjeteve financiare po bëhet gjithnjë e më aktuale. Sipas tij, po merren hua të reja me kushte të panjohura, gjë që rrit pasigurinë financiare.

Filipçe paralajmëroi gjithashtu se pakënaqësia e qytetarëve do të rritet, sidomos në kushtet e presionit ekonomik dhe protestave të paralajmëruara nga sindikatat. Sipas tij, Qeveria nuk ka përgjigje të duhur ndaj këtyre sfidave dhe do të përballet me revoltë publike.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Mars, 2026 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?