Nga Kumanova te Dollneni – zonat shqiptare pa zë në kryesinë e VLEN-it

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Mars, 2026 23:05

Nga Kumanova te Dollneni – zonat shqiptare pa zë në kryesinë e VLEN-it

Përbërja e re e kryesisë së koalicionit VLEN ka hapur debat në opinionin publik, pasi struktura drejtuese duket e përqendruar kryesisht në dy qendra politike – Çair dhe Tetovë – ndërsa një numër i madh qytetesh dhe komunash shqiptare mbeten pa përfaqësim në nivelin më të lartë të koalicionit, shkruan Gazeta Flaka.

Sipas përbërjes së publikuar, koalicioni do të drejtohet nga bashkëkryetarët Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti. Në strukturën drejtuese përfshihen edhe nënkryetarët Ilir Demiri dhe Bekim Qoku, ndërsa sekretar i përgjithshëm është Bekim Sali. Mexhiti dhe Sali vijnë nga Çairi kurse Kasami e Demiri nga Tetova. Qoku vjen nga Struga por me prejardhje nga Ohri dhe pa peshë politike në zonën nga vjen, pasi edhe deputet u zgjodh në listën e koalicionit në Zonën 6 – Tetovë e Gostivar.

Megjithatë, analiza e përfaqësimit territorial ka ngritur pikëpyetje, pasi në këtë strukturë nuk ka përfaqësues nga disa prej qyteteve kryesore shqiptare në Maqedonia e Veriut, si Kumanovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë.

Po ashtu, jashtë përfaqësimit në kryesinë e re mbeten edhe një sërë komunash shqiptare në dhe rreth Shkup, përfshirë Haraçinë, Saraj dhe Likovë.

Në të njëjtën kohë, edhe qytetet në jug të vendit me komunitete shqiptare mbeten pa zë në strukturën e re, si Manastir, Resnjë dhe Prilep.

Në këtë kontekst, kritikët vlerësojnë se drejtimi i ri i VLEN-it është i përqendruar kryesisht në dy baza politike lokale – Çair dhe Tetovë – ndërsa pjesa më e madhe e hapësirës shqiptare në vend mbetet jashtë vendimmarrjes së këtij koalicioni politik. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 7 Mars, 2026 23:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?