A do ta ketë kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” fatin e autostradës Shkup – Bllacë dhe Korridorit 8?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:43

A do ta ketë kampusi i Universitetit “Nënë Tereza” fatin e autostradës Shkup – Bllacë dhe Korridorit 8?

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar pas ceremonisë për fillimin e ndërtimit të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, duke akuzuar Qeverinë se projekti po përdoret për propagandë politike, ndërsa financimi real në buxhet është minimal.

Në reagimin e tyre drejtuar mediave, nga BDI-Çair theksojnë se ndonëse u organizua një ceremoni e madhe me pjesëmarrjen e kabinetit qeveritar dhe me shumë deklarata publike, realiteti financiar i projektit tregon një situatë krejtësisht tjetër.

Sipas tyre, kontrata për ndërtimin e kampusit është nënshkruar me kompaninë “Stenton” nga Manastiri, me vlerë prej 2.1 miliardë denarësh (rreth 34.3 milionë euro) dhe me afat realizimi 60 muaj, që do të thotë se projekti duhet të përfundojë në vitin 2029.

Megjithatë, siç theksohet në reagim, për realizimin e këtij projekti në Buxhetin e vitit 2026 janë paraparë vetëm 55 milionë denarë, ose rreth 900 mijë euro, që sipas BDI-së, përbën vetëm 2.6 për qind të vlerës totale të projektit.

“Me këtë ritëm të financimit, kampusi nuk mund të përfundojë në vitin 2029. Ai do të përfundojë në vitin 2061. Kjo do të thotë se studentët e sotëm nuk do ta shohin këtë kampus, ndoshta do ta shohin fëmijët e tyre”, thuhet në reagim.

Nga kjo parti vlerësojnë se një projekt i këtij niveli nuk mund të realizohet me ceremonira simbolike dhe deklarata politike, por kërkon plan financiar real dhe të garantuar.

“Një projekt i tillë nuk ndërtohet me fotografi për Facebook dhe propagandë politike. Ai ndërtohet me plan financiar të qartë, me mjete të siguruara dhe me afat të besueshëm realizimi”, theksojnë nga BDI-Çair.

Në reagim gjithashtu akuzohen përfaqësuesit e koalicionit qeveritar VLEN, për të cilët thuhet se po premtojnë projekte për shqiptarët pa mbulesë reale buxhetore. Sipas tyre, i njëjti model po shihet edhe te Korridori 8, projekt që sipas BDI-së është nisur nga qeveria e kaluar, ndërsa sot rrezikon të ngadalësohet për shkak të mungesës së financimit.

BDI-Çair kërkon nga Qeveria të japë përgjigje të qarta për disa çështje kyçe: Pse për një projekt prej afro 35 milionë eurosh janë siguruar vetëm 900 mijë euro për vitin 2026? Cila është dinamika reale e financimit për vitet në vijim? Si do të respektohet afati prej 60 muajsh, kur buxheti aktual mbulon vetëm 2.6% të kostos?

“Universiteti ‘Nënë Tereza’ nuk mund të trajtohet si dekor i propagandës qeveritare. Ai duhet të jetë simbol i investimit real në arsimin shqip dhe në perspektivën e rinisë”, thuhet në reagim.

Nga BDI-Çair theksojnë se ky universitet është projekt që është themeluar dhe ndërtuar me shumë përpjekje, ndaj nuk duhet të shndërrohet në instrument të marketingut politik.

70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?