Qeverisë nuk i dalin llogaritë me shportën e shpenzimeve – A e dinë qeveritarët sa kushton pazari?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:50

Qeverisë nuk i dalin llogaritë me shportën e shpenzimeve – A e dinë qeveritarët sa kushton pazari?

Shporta mesatare e shpenzimeve e qeverisë është 160 euro më e ulët se ajo minimale sipas sindikatës. Qeveria ka llogaritur se për një familje katëranëtarëshe në janar ishin të nevojshme 56.000 denarë – deklaroi në emisionin Biznes 21 ministri i Ekonomisë Besar Durmishi. Sipas tij, shporta mesatare e qeverisë ishte më e lirë se ajo minimale sindikale, sepse sindikata kishte llogaritje jo realiste më të larta.

“Në janar 2026, shporta mesatare e shpenzimeve, që është bërë një llogaritje nga kjo, e ashtuquajtura shporta jonë mesatare, është rreth 56.000 denarë. Po e shikojmë strukturën e vitit 2025 do të shohim dallime të rëndësishme sipas kategorive. Për shembull, te veshjet dhe këpucët dallimi është rreth 3.000 denarë, afërsisht 50% më e lirë. Te banimi, uji, gjithashtu energjia elektrike, karburantet, dallimi është po rreth 3.000 denarë.
-E pse?
-Sepse aty kanë vënë shumë shpenzime që një familje nuk i përdor”, u shpreh ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Durmishi tha se në shportën e qeverisë ka mbi 100 produkte bazë ushqimore, dhe është përfshirë edhe Nescafé, që për kryeministrin konsiderohet luks. Ndërkaq, shporta sindikale për janar është 66.400 denarë, ndërsa ajo për shkurt arriti në 67.400 denarë, ose për dy muaj sipas llogaritjeve të sindikatës është rritur për 2.000 denarë. Durmishi tha se sheh populizëm dhe politikë në protestën e Lidhjes së Sindikatave të planifikuar për të shtunën më 14 mars. Po ashtu edhe për kërkesën e tyre për pagë minimale 600 euro dhe rritjen e të gjitha pagave për 100 euro.


“Nëse më pyetni mua, unë dua që paga minimale të jetë 1.000 euro. Jo vetëm unë, cilindo të pyetni. Ne shqyrtojmë nëse kjo është ekonomikisht e qëndrueshme. A do të vlejnë 1.000 euro pas kësaj sa vlerë reale kanë. A do të jetë fuqia blerëse ajo që është, apo do të rriten çmimet edhe më shumë ku as 1.000 euro nuk mund t’i kapin, sepse nuk ka bazë ekonomike, pasi nuk është e bazuar në të dhëna ekonomike”, theksoi Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Sipas Durmishit, nëse konflikti në Lindjen e Mesme thellohet, mund të ketë implikime serioze edhe për vendin tonë. Por tha se qeveria po ndjek situatën dhe do të reagojë. Nëse ka rritje çmimesh, do të veprohet me kufizim të marzhave dhe ngrirje të çmimeve për produktet bazë ushqimore. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Mars, 2026 21:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?