100 gra nga disa komuna nderohen nga Aleanca për Shqiptarët për kontribut profesional jetësor

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 11 Mars, 2026 00:15

100 gra nga disa komuna nderohen nga Aleanca për Shqiptarët për kontribut profesional jetësor

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e ditës botërore të gruas, Sekretariati për Barazi Gjinore i Aleanca për Shqiptarët, i udhëhequr nga Njomza Shaqiri, në bashkëpunim me këshilltaret komunale të partisë në nivel vendi, organizoi një aktivitet simbolik për vlerësimin e kontributit të grave në shoqëri.

“Në kuadër të këtij aktiviteti u shpërndanë Mirënjohje për Kontribut Profesional Jetësor për 100 gra të dalluara nga disa komuna, përkatësisht nga Tetova, Gostivar, Kërçova, Dibra, Vrapçishti, Likova, Çair, Gazi Baba, Saraj dhe Tearca. Me këtë rast u nderuan gra që me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore”, njoftoi Shaqiri.

Lideri i Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri dhe vlerësoi angazhimin e këshilltareve komunale të partisë në organizimin e këtij aktiviteti.

“Gratë janë një nga shtyllat më të forta të shoqërisë sonë. Përmes këtij aktiviteti kemi dashur të shprehim mirënjohjen dhe respektin për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm ndër vite në fusha të ndryshme të jetës shoqërore”, deklaroi Taravari.

Ai shtoi se fuqizimi i grave është një proces i domosdoshëm për zhvillimin e shoqërisë.

“Fuqizimi i rolit të gruas në shoqëri nuk është vetëm çështje barazie, por një domosdoshmëri për zhvillimin dhe progresin e përgjithshëm të shoqërisë sonë”, theksoi ai.

Nga Aleanca për Shqiptarët bëjnë të ditur se aktiviteti kishte për qëllim promovimin dhe vlerësimin e rolit të pazëvendësueshëm të grave në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar, duke theksuar se partia do të vazhdojë të mbështesë dhe të fuqizojë gratë në çdo sferë të jetës publike dhe institucionale. Gazeta Flaka

57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 11 Mars, 2026 00:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë