Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mjet të qeverisë për të minuar Marrëveshjen e Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 16:31

Arbër Ademi: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mjet të qeverisë për të minuar Marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit në Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar këtë institucion se po përdoret nga qeveria për të goditur arritjet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.

Sipas Ademit, gjykata është shndërruar në një “instrument politik” që po ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në rendin juridik të shtetit.

“Prej kohësh e kemi thënë: Gjykata Kushtetuese është shndërruar në mjet të kësaj qeverie për të minuar çdo arritje nga Marrëveshja e Ohrit,” deklaroi Ademi.

Ai drejtoi kritika edhe ndaj kryetarit të gjykatës, Darko Kostadinovski, duke e akuzuar për qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve, në lidhje me projektin Safe City.

“Kryetari i këtij institucioni parapolitik, Kostadinovski nuk e fsheh anti-shqiptarizmin: për ‘Safe City’, sms-porositë të dërgohen vetëm në maqedonisht. Edhe në anglisht lëshohen porositë, por vetëm në shqip nuk mundet,” tha Ademi.

Sipas tij, një vendim i tillë bie ndesh edhe me vetë Kushtetutën e vendit.

“Me këtë ai shkel vetë Kushtetutën. Vendimi i tyre sot është keqpërdorim i pozitës zyrtare, duke ndërhyrë brutalisht në rendin juridik të vendit,” theksoi deputeti.

Ademi shtoi se në këtë vendimmarrje, dy gjyqtarët shqiptarë dhe një gjyqtar turk në gjykatë janë mbivotuar nga shumica.

“Edhe një herë, dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai turk u mbivotuan si në vitet e nëntëdhjeta. Çfarë të themi më shumë?! Ata që thonin ‘rrini rehat, ka kush kujdeset për shqiptarët’, sot zë nuk guxojnë të bëjnë. Keq, shumë keq,” deklaroi Ademi. Gazeta Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 16:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?