Pajaziti kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Është skandaloze të bëhen hesape bakalli me të drejtat tona”
Gazetari dhe kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve INA, Naser Pajaziti, shprehu pakënaqësinë e tij për veprimet e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, duke i cilësuar si “hesape bakalli” me të drejtat e qytetarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.
“Gjuha shqipe nuk mbrohet me reagime e vajtime në rrjete sociale, por me nisma konkrete,” tha Pajaziti.
Ai ngriti pyetje për ekspertët dhe profesorët universitarë të sferës së drejtësisë, si dhe për të zgjedhurit e qytetarëve, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Komisionin për Marrëdhënie Ndëretnike në nivel të Kuvendit:
- A mund të ndërmerret ndonjë procedurë institucionale ndaj veprimeve të “bakallit” të kësaj gjykate?
- A ekziston bazë për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi?
- Pse nuk iniciohet një komision anketues për të shqyrtuar ndikimet politike në Gjykatën Kushtetuese?
“Heshtja ose reagimi vetëm me fjalë është bashkëfajësi në degradimin e shtetit. Presim nga juristët tanë propozime profesionale dhe nga të zgjedhurit guximin institucional,” tha më tej Pajaziti në reagimin e tij në rrjetet sociale. Gazeta Flaka
















