Të VLEN-it në iftar te Mickoski, opozita shqiptare te Edi Rama

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 20:47

Të VLEN-it në iftar te Mickoski, opozita shqiptare te Edi Rama

Përfaqësues të koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe të opozitës shqiptare në Maqedonia e Veriut kanë marrë pjesë në dy iftare të ndara, një në Shkup dhe një në Tiranë.

Anëtari i VLEN-it, Azir Aliu, njoftoi se ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

“Sonte mora pjesë në iftarin e organizuar nga Kryetari i Qeverisë, prof. dr. Hristijan Mickoski. Këto momente gjatë muajit të Ramazani na kujtojnë rëndësinë e respektit, solidaritetit dhe bashkëpunimit mes nesh”, ka shkruar Aliu.

Në anën tjetër, përfaqësues të opozitës shqiptare morën pjesë në iftarin e shtruar në Tiranë nga kryeministri i Shqipëria, Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm dhe funksionari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, bëri të ditur se në këtë iftar mori pjesë së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Së bashku me Kryetarin e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, morëm pjesë në iftarin e shtruar në Tiranë”, ka shkruar Osmani.

Ai shtoi se gjatë mbrëmjes zhvilloi edhe një bisedë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë shumë vëllazërore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, të cilin e përgëzova për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme. Diskutuam për rrugën evropiane të vendeve tona dhe të rajonit, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët që na ndërlidhin”, theksoi Osmani.

Sipas tij, iftari përcolli mesazhe paqeje dhe solidariteti.

“Kjo mbrëmje e veçantë përcolli mesazhe paqeje, mirëkuptimi dhe solidariteti, duke forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve dhe duke reflektuar vlerat universale që mbart muaji i Ramazanit. Le të na shërbejë ky muaj si kohë reflektimi, afrimi dhe humanizmi për të gjithë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, ka përfunduar Osmani. Gazeta Flaka

57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 20:47
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë