Rrjeti i bizneseve të Mickoskit – LSDM shpalos të dhënat

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 22:33

Rrjeti i bizneseve të Mickoskit – LSDM shpalos të dhënat

LSDM-ja përmes ekipit të vet antikorruptues (AKT) e publikoi, siç thanë, rrjetin e bizneseve të Hristijan Mickoskit në energjetikë. Në konferencën e sotme për shtyp, anëtarë i Këshilli ekzekutiv të LSDM-së Jon Fërçkoski tha se rrjeti shtrihet nga ofshor kompani, përmes biznes partnerëve rajonal e deri në vendosje të njerëzve të afërt në funksione kyçe në institucionet shtetërore. Sipas tij, bëhet fjalë për relacione drejtpërdrejtë të lidhur me biznesin me rrymë, njofton Portalb.mk.

“Shikojeni këtë oktapod. Në krye është gjithsesi Mickoski. Por, po fillojmë nga një emër për të cilin Mickoski nuk dëshiron të flas – Dushan Adamoviq. Mickoski e emëroi konsull nderi në Serbi, ndërsa 15 ditë ikte për të dhënë përgjigje për lidhjen e tyre. Përmes Adamoviqit, funksionar i Partisë Progresive të Serbisë – parti simotra e VMRO-së, vijmë deri në ofshor kompani nga Qiproja, prej nga fillon zbërthimi i kësaj ngatërrese biznes-energjetik. Nga struktura ofshor, në Qipro është kompania ‘Altaria Risërç Limited’, e cila çon deri në ‘Rudnap Grup’, një holding energjetik i biznesmenit serb Vojin Lazareviq“, tha Fërçkoski.

Sipas tij, në këtë skemë bëhet fjalë për lidhje direkte me Qeverinë dhe kryeministrin Mickoski, përmes ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska.

“Këtu Mickoski ka edhe një njeri të tij – ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska, e cila lidhet direkt me ‘Rudnap Grup’ dhe drejtues i ‘Rudnap’ SHPK Shkup. Rrethi midis biznes interesave në energjetikë dhe pozitat politike u rrumbullakësua edhe me vendosje të personave tjerë në funksione kyçe. Në Bankën Zhvillimore, Mickoski e emëron bashkëshorten e partnerit të tij në hidrocentralet, Emilija Dimovska. Për çdo biznes nevojitet bankë. Në REK Manastir, prodhuesi më i madh i energjisë, drejtor emërohet Ivan Kukovski – i afërt me familjen e Mickoskit dhe ish-këshilltar i Bozhinovskës. Pse është i rëndësishëm REK? Për shkak se kur prodhohet më pak rrymë, Maqedonia duhet të importojë rrymë më të shtrenjtë nga jashtë”, shtoi ai.

Fërçkoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të zbulojnë segmente të reja, të cilat hapin linja të reja lidhshmërie.

“Adamoviq është partner me ‘Rudnap’-in, ku pronar është Vojin Llazareviq. ‘Rudnap’ është gjithashtu partner me ‘Al Dahra’, kompani e cila lidhet me projektin ‘Beogradi mbi ujë’. Për një projekt të tillë ‘Shkupi mbi ujë’ fliteshte në Maqedoni. Por për këtë segment nga rrjeti do të zbulojmë më tej. Ky rrjet fillimisht do të zbërthehet”, tha Fërçkoski.

57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Mars, 2026 22:33
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë