SHBA pezullon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, por tensionet vazhdojnë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 21:12

SHBA pezullon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, por tensionet vazhdojnë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të pezullojnë sulmet ndaj centraleve dhe infrastrukturës energjetike të Iranit për pesë ditë, pas bisedimeve që presidenti Donald Trump i ka cilësuar si “frytdhënëse” me Teheranin. Trump shprehet optimist për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“E kam udhëzuar Departamentin e Luftës që t’i pezullojë të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, deklaroi presidenti amerikan.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Izraeli ka kryer sërish sulme ndaj objektivave iraniane në Teheran. Bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit u zhvilluan në kuadër të një ultimatum 48-orësh, ku Trump kërcënoi se nëse Irani nuk hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit, do të sulmonte centralet energjetike iraniane.

Sulmet dhe kundërpërgjigjet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Sipas HRANA, që nga 28 shkurti, mbi 3,000 persona janë vrarë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa sulmet e Iranit ndaj Izraelit kanë plagosur rreth 180 persona. Konflikti ka ndikuar gjithashtu në tregjet globale, ka rritur çmimet e karburantit dhe ka tronditur aleancën perëndimore.

Flaka

93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 23 Mars, 2026 21:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
93
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?