Po punojmë për ushqimi dhe faturat e rrymës

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2026 08:37

Po punojmë për ushqimi dhe faturat e rrymës

Familjet në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me një barrë të rëndë financiare, ku ushqimi mbetet shpenzimi kryesor në buxhetin mujor, shkruan Koha.

Sipas të dhënave statistikore dhe përllogaritjeve të ndryshme, ushqimi dhe pijet zënë nga 38 deri në mbi 50 për qind të konsumit total të familjeve, një nivel dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane. Për krahasim, familjet në Shtetet e Bashkuara shpenzojnë rreth 7 për qind të buxhetit për ushqim, në Mbretërinë e Bashkuar 11.3 për qind, ndërsa në Gjermani rreth 11 për qind.

Të dhënat nga Libri Vjetor Statistikor 2025 i Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se familjet në vend kanë shpenzuar mbi gjysmën e buxhetit të tyre, përkatësisht 50.8 për qind, për ushqim dhe pije. Mesatarisht, një familje ka ndarë rreth 159.750 denarë në vit për këto nevoja, me pjesën më të madhe të shpenzimeve për mish, produkte të qumështit dhe drithëra.

Ndërkohë, sipas përllogaritjeve të Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, një familjeje me katër anëtarë i janë dashur 67.818 denarë në muajin mars vetëm për të përmbushur nevojat minimale jetësore. Nëse në këtë shumë përfshihet edhe qiraja për një banesë prej 60 metrash katrorë, shpenzimet arrijnë në 83.193 denarë në muaj.

Vetëm ushqimi përbën rreth 25 mijë denarë, ose afër 38 për qind të shportës minimale konsumatore, çka konfirmon peshën e lartë të këtij shpenzimi në jetën e përditshme të qytetarëve.

Situata është e ngjashme edhe në rajon, ku një pjesë e madhe e të ardhurave shkon për ushqim. Në Serbi, rreth 42.5 për qind e pagës mesatare shpenzohet për ushqim, ndërsa në Mal të Zi kjo përqindje arrin deri në gjysmën e të ardhurave familjare. Në Kroaci, familjet shpenzojnë pak më shumë se një të katërtën e pagës për ushqim, ndërsa në Slloveni, shpenzimet për transport, komunikim dhe strehim kanë peshë më të madhe se ushqimi.

Rritja e çmimeve të karburanteve dhe pasiguria globale, e ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, po shtojnë frikën për një valë të re shtrenjtimi të produkteve bazë. Në këto kushte, ekspertët paralajmërojnë për një presion të vazhdueshëm mbi standardin e jetesës, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet të përballojnë shpenzimet mujore.

57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Mars, 2026 08:37
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
57

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë