Tre persona nën hetim për falsifikim dokumentesh, aplikuan në tenderë të Komunës së Çairit

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 15:08

Tre persona nën hetim për falsifikim dokumentesh, aplikuan në tenderë të Komunës së Çairit

Tre persona nga Shkupi janë vënë nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe pjesëmarrje të paligjshme në tenderë publikë, pas një aksioni të realizuar nga policia me urdhër të Prokurorisë Publike.

Sipas burimeve të gazetës KOHA, bëhet fjalë për personat me inicialet B.G. (39), V.R. dhe N.S.B., të cilët janë arrestuar dhe më pas janë liruar për procedim të mëtutjeshëm. Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre, autoritetet kanë sekuestruar materiale dhe prova që lidhen me hetimin.

Të dyshuarit akuzohen për shkelje të neneve 378 dhe 380 të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e tyre. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacion dhe me to kanë marrë pjesë në tenderë të institucioneve shtetërore, kryesisht në Komunën e Çairit.

Gazeta KOHA mëson se njëri nga të dyshuarit, 39-vjeçari B.H., ushtron funksionin e udhëheqësit të një sektori në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup. Ai më herët ka qenë i angazhuar edhe në ekipin e një lideri partiak në kryeqytet. Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe pritet të zbardhen plotësisht rrethanat e këtij rasti.

395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2026 15:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?