Ligj i ri në Gjermani prek meshkujt 17–45 vjeç
Gjermania ka miratuar një rregull të ri që prek meshkujt e moshës 17 deri në 45 vjeç, duke vendosur kufizime të reja për qëndrimet e gjata jashtë vendit.
Sipas ligjit të ri për shërbimin ushtarak, çdo qëndrim jashtë territorit të vendit që zgjat më shumë se tre muaj do të kërkojë autorizim paraprak nga Bundeswehr.
Ky rregull do të zbatohet për të gjitha llojet e udhëtimeve, përfshirë ato për punë, studime, stazhe apo pushime. Ndikim të drejtpërdrejtë pritet të ketë veçanërisht te sportistët dhe profesionistët që kalojnë periudha të gjata jashtë vendit, si dhe te ata që marrin pjesë në gara ndërkombëtare apo janë pjesë e klubeve të huaja.
Autoritetet gjermane theksojnë se qëllimi i këtij ndryshimi është mbikëqyrja më efikase e rezervës së mundshme për shërbimin ushtarak, pa rikthyer detyrimin e përgjithshëm ushtarak.
Megjithatë, procesi administrativ për marrjen e autorizimeve është ende në zhvillim, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të planifikojnë me kohë çdo qëndrim jashtë vendit që tejkalon afatin tre mujor.
Ekspertët paralajmërojnë se këto masa mund të sjellin barriera burokratike për studentët, sportistët dhe profesionistët me angazhime ndërkombëtare afatgjata.
Flaka












