Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:35

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë

Një incident me armë zjarri ndodhi pranë Shtëpisë së Bardhë pas një përplasjeje mes agjentëve të Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe një personi të armatosur. Mediat amerikane raportojnë se u morën masa të menjëhershme sigurie dhe bllokim i përkohshëm i zonës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në afërsi të Monumentit të Uashingtonit, pak minuta pasi autokolona e zëvendëspresidentit JD Vance kaloi në zonë. Sipas autoriteteve, agjentët në patrullim identifikuan një individ të dyshimtë me armë zjarri. Kur oficerët iu afruan, personi tentoi të largohej në këmbë dhe më pas hapi zjarr ndaj tyre.

Forcat e sigurisë reaguan menjëherë duke iu kundërpërgjigjur me armë, duke e plagosur, i cili u transportua në spital. Identiteti dhe motivet e tij mbeten ende të paqarta, raporton a2cnn, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një i mitur në zonë u godit nga plumbat e personit të armatosur, por fatmirësisht pa lëndime që rrezikojnë jetën. Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse objektivi i sulmit ishte ndonjë figurë e lartë shtetërore.

Si masë paraprake, Shërbimi Sekret evakuoi përkohësisht gazetarët nga zona përreth dhe kufizoi aksesin në kompleksin presidencial. Policia e Uashingtonit vijon hetimet, ndërsa disa rrugë pranë vendit të ngjarjes do të qëndrojnë të mbyllura për disa orë. Gazeta Flaka

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 09:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?