Ali Ahmeti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Servet Pëllumbit

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 08:49

Ali Ahmeti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Profesor Servet Pëllumbit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e akademikut shqiptar Servet Pëllumbi, duke e cilësuar atë si një figurë të shquar të mendimit politik dhe akademik.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe intelektualit të shquar, Profesor Servet Pëllumbi. Ai ishte një figurë e respektuar e mendimit politik dhe akademik shqiptar, nga i cili mësuam vlerën e dialogut, urtësisë dhe kompromisit në shërbim të proceseve demokratike,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, Pëllumbi la gjurmë të rëndësishme në jetën publike shqiptare.

“Profesori la gjurmë të pashlyeshme në jetën publike shqiptare, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e kulturës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Nga ai mësuam se sfidat kapërcehen përmes fjalës, respektit dhe vizionit për të ardhmen,” thuhet më tej në reagim.

Në fund, Ahmeti ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Profesor Servet Pëllumbin. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e memories sonë kolektive,” përfundon reagimi. Gazeta Flaka

59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 08:49
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
59

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë