Sondazhi i “Flaka”: 72% besojnë se studentëve shqiptarë u garantohet provimi i jurisprudencës në shqip
Sondazhi i fundit i realizuar nga “Flaka” ka nxjerrë në pah perceptimin kritik të lexuesve lidhur me të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare.
Pyetja e shtruar për lexuesit ishte: “A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?”
Nga gjithsej 128 vota të regjistruara gjatë periudhës 7-ditore të votimit, rezultatet janë si vijon:
- Po – 92 vota (72%)
- Jo – 19 vota (15%)
- Nuk e di – 17 vota (13%)

Rezultatet tregojnë se shumica dërrmuese e pjesëmarrësve, respektivisht 72 për qind, konsiderojnë se legjislacioni aktual e lejon këtë të drejtë, ndërsa një pjesë më e vogël mendojnë të kundërtën ose shprehen të pasigurt.
Ky sondazh vjen në një kohë kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë dhe në sistemin juridik vazhdon të mbetet temë e debatit publik.
Nis sondazhi i ri i “Flaka”
Pas përmbylljes së këtij votimi, “Flaka” ka hapur sondazhin e ri me pyetjen:
“Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?”
Opsionet për votim janë:
- Opozita shqiptare
- VLEN-i qeveritar
- Tjetër
Lexuesit mund të japin votën e tyre në platformën elektronike flaka.com.mk.
Detaje mbi metodologjinë e sondazhit të “Flaka”
Sondazhi është realizuar përmes aplikacionit të mirënjohur Poll Maker, i cili karakterizohet nga një proces i automatizuar votimi, duke minimizuar në maksimum ndërhyrjen njerëzore dhe duke garantuar korrektësi gjatë gjithë procesit.
Procesi i votimit ka zgjatur 7 ditë, ndërsa pjesëmarrja është realizuar përmes platformës elektronike flaka.com.mk.
Po ashtu, është aplikuar rregulli që lejon vetëm një votë për IP adresë brenda 24 orëve, me qëllim parandalimin e manipulimeve dhe rritjen e besueshmërisë së rezultateve.
Kjo metodologji synon të ofrojë një pasqyrë sa më reale të opinionit publik online, megjithatë, si çdo sondazh elektronik, rezultatet duhet të interpretohen si indikative për perceptimin publik dhe jo si rezultat përfundimtar elektoral. Gazeta Flaka
















