Tensionet SHBA-Iran vazhdojnë, Trump flet për marrëveshje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Maj, 2026 19:36

Tensionet SHBA-Iran vazhdojnë, Trump flet për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka interes të arrijë një marrëveshje me SHBA-në, ndërsa tensionet për programin bërthamor iranian dhe konfliktin në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.

Në një intervistë telefonike për BFMTV, Trump tha se nuk është i sigurt nëse një marrëveshje do të arrihet së shpejti, por paralajmëroi pasoja të rënda në rast dështimi të negociatave.

“Nuk kam asnjë ide. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një periudhë shumë të keqe. Ata kanë interes të arrijnë një marrëveshje”, deklaroi presidenti amerikan.

Sipas raportimeve mediatike, Trump pritet të vendosë në orët në vijim nëse do të rifillojë sulmet ndaj regjimit iranian, pasi bisedimet për programin bërthamor dhe konfliktin në rajon nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Israel nisën sulme ndaj objektivave iraniane, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë në vendet e Gjirit.

Situata u përkeqësua edhe më tej pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistan, por negociatat në Islamabad nuk arritën të prodhonin një marrëveshje afatgjatë. Më pas, Trump zgjati armëpushimin për një periudhë të pacaktuar, ndërsa bllokada ndaj anijeve që lëviznin drejt ose nga portet iraniane mbeti në fuqi.

Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Maj, 2026 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?