Studentët shqiptarë zgjerojnë kërkesat: jo vetëm provimi i jurisprudencës, ata kërkojnë zbatim të plotë të gjuhës shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:35

Studentët shqiptarë zgjerojnë kërkesat: jo vetëm provimi i jurisprudencës, ata kërkojnë zbatim të plotë të gjuhës shqipe

Studentët protestues shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se kërkesat e tyre nuk kufizohen vetëm te provimi i jurisprudencës, por përfshijnë edhe një gamë të gjerë problemesh që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe në arsimin e lartë dhe në proceset e licencimit profesional.

Njëri nga organizatorët e protestës, studenti i juridikut Mevlan Ademi, deklaroi se problematika prek studentë të shumë fakulteteve të tjera, përfshirë mjekësinë, psikologjinë, arkitekturën dhe ekonominë.

Sipas tij, studentët shqiptarë në këto degë nuk lejohen të japin provime profesionale për licenca në gjuhën shqipe, por detyrohen t’i zhvillojnë ato në gjuhën maqedonase.

“Bëhet fjalë për një kaos për një të drejtë kombëtare… nga një problematikë tematike u shndërrua në një debat të hapur për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Mevlan Ademi.

Ai përmendi gjithashtu raste konkrete të studentëve dhe profesionistëve që, sipas tij, përballen me pengesa në përdorimin e gjuhës shqipe në proceset e licencimit dhe punësimit, përfshirë psikologjinë, mjekësinë, arkitekturën dhe ekonominë.

Ademi theksoi se problematika nuk ndalet vetëm në sistemin arsimor, por shtrihet edhe në institucionet shtetërore dhe administratë, ku përdorimi i gjuhës shqipe, sipas tij, mbetet minimal ose formal.

“Në webfaqe e ke në ballinë në gjuhën shqipe, por kur hyn në dokumente nuk e ke fare… inekzistente”, deklaroi ai.

Ai shtoi gjithashtu se edhe avokatët shqiptarë përballen me kufizime në përdorimin e gjuhës shqipe në procedura gjyqësore, duke u detyruar të dorëzojnë dokumente edhe në gjuhën maqedonase.

Sipas Mevlan Ademi, këto çështje do të jenë pjesë e protestës së paralajmëruar më 18 maj në Shkup, e cila synon zbatimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet përkatëse. Gazeta Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 23:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?