Mediat sociale në nivel rreziku si duhani për të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar
Përdorimi i mediave sociale po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një nga kërcënimet kryesore për shëndetin e të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar, duke u krahasuar madje me efektet e pirjes së duhanit.
Sipas një propozimi të Akademisë së Kolegjeve Mbretërore Mjekësore, mjekët duhet të fillojnë të pyesin rregullisht pacientët e rinj për kohën që kalojnë në ekran dhe përdorimin e rrjeteve sociale, për të identifikuar herët problemet e mundshme shëndetësore.
Në dokument theksohet se, megjithëse nuk ka një konsensus të plotë shkencor mbi dëmet e përgjithshme të kohës para ekranit, ka shqetësime në rritje për ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve.
Nga ana tjetër, qeveria britanike po shqyrton masa të reja për përdoruesit nën moshën 16 vjeç, përfshirë kufizime të mundshme apo edhe ndalime të aksesit në disa platforma sociale. Konsultimet publike kanë mbledhur dhjetëra mijëra opinione, ndërsa vendimet përfundimtare pritet të merren brenda këtij viti.
Debati mbetet i hapur mes ekspertëve dhe aktivistëve, të cilët nuk bien dakord nëse një ndalim i plotë është zgjidhja më e mirë për mbrojtjen e fëmijëve online.
Flaka












