Radhë më të shkurtra në kufi, ambasadori Meidani: Një premtim i mandatit po bëhet realitet

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:42

Radhë më të shkurtra në kufi, ambasadori Meidani: Një premtim i mandatit po bëhet realitet

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi këtë javë, në parim, marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për unifikimin e procedurave të kontrollit në brezin kufitar. Vendimi parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit, me zbatim që do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Risia thelbësore e marrëveshjes qëndron në natyrën e kontrollit. Që nga inaugurimi i gushtit 2023, Qafë Thana funksionon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, oficerë të policisë kufitare të të dy vendeve, të vendosur në të njëjtën kabinë, secili duke procesuar udhëtarin mbi bazën e juridiksionit përkatës. Marrëveshja e re synon kalimin nga ky model logjistik (“One Stop – Two Shops”) në një kontroll të vetëm e të integruar (“One Stop – One Shop”), të njohur si regjimi Hyrje–Hyrje: një ndalesë dhe një procedurë e përbashkët, ku veprimi i kontrollit kryhet njëherazi për të dy shtetet. Dallimi nuk është thjesht sasior, por cilësor: kalim nga dy juridiksione paralele nën të njëjtën strehë drejt një veprimi të vetëm kontrolli të përbashkët.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, e cilësoi këtë zhvillim si përmbushje të një prej angazhimeve të para të mandatit të tij. “Kufirin nuk e fshijmë me fjalë, por e bëjmë më të lehtë me vepra. Ky është kuptimi i vërtetë i fqinjësisë së mirë; radhë që shkurtohen, pritje që zvogëlohen dhe kohë që u kthehet familjeve dhe qytetarëve tanë”, deklaroi Meidani.

Nevoja për lehtësimin e procedurave reflektohet edhe në fluksin e udhëtarëve. Gjatë vitit 2025, në pikat kufitare mes dy vendeve u regjistruan rreth 4.58 milionë kalime, prej të cilave mbi 2.3 milionë vetëm përmes Qafë Thanës, pikë që përdoret intensivisht gjatë sezonit veror nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut drejt bregdetit shqiptar.

Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit mbetet nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare ndërmjet ministrive të Brendshme të të dy vendeve. Pas fazës pilot në Qafë Thanë, modeli pritet të shtrihet gradualisht edhe në pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut. Gazet Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?