Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka pranuar “pothuajse gjithçka që kërkohet” në kuadër të negociatave për një marrëveshje të mundshme.
Në një intervistë për CNBC, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë ndryshim regjimi në Iran, por ka përsëritur qëndrimin e tij se “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”.
Ai u shpreh gjithashtu se Irani është “shuar plotësisht ushtarakisht”, duke shtuar se vendi ende posedon disa raketa të mbetura, por sipas tij “ato mund të shkatërrohen lehtësisht”.
Në deklaratat e tij, Trump përdori edhe gjuhë krahasuese, duke e përshkruar Iranin si “fëmijë të llastuar” dhe duke e quajtur “ngacmuesin e Lindjes së Mesme”.
Ndërkohë, bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për t’i dhënë fund konfliktit kanë nisur këtë javë në Katar, ndërsa raundi i ardhshëm pritet të zhvillohet pas ceremonisë së varrimit të ish-udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2026 20:10
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.