Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i kërkojë Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojë një vendim të fundit lidhur me shtetësinë automatike për personat e lindur në territorin amerikan.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump e ka cilësuar vendimin si “absurd”, duke kundërshtuar interpretimin e Gjykatës Supreme mbi të drejtën e shtetësisë sipas Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane.
Vendimi i marrë me rezultat 6-3 nga gjyqtarët përcakton se fëmijët e lindur në tokën amerikane nga prindër që ndodhen në mënyrë të paligjshme ose përkohësisht në SHBA konsiderohen “qytetarë që nga lindja”.
Sipas procedurave të Gjykatës Supreme, pala humbëse mund të paraqesë kërkesë për rishqyrtim brenda 25 ditëve. Megjithatë, çështja mund të rihapet vetëm nëse shumica e gjyqtarëve bien dakord për një dëgjim të ri.
Debati mbi shtetësinë e lindjes mbetet një nga temat më të diskutuara në politikën amerikane, duke shkaktuar përplasje mes administratës Trump dhe institucioneve të drejtësisë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Korrik, 2026 15:00
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.